Fundamenti

Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të rriturit duhet të flenë jo më pak se 7 orë në natë, por për shkak të stresit, kjo mund të mos jetë aq e lehtë për t’u bërë.

Fatmirësisht, ka një mori ushqimesh të cilat mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të rehatshëm.

Ja cilat janë ato:

Bajamet

Sipas studimeve, bajamet mund t’i ndihmojnë njerëzit të flenë më mirë për shkak të magnezit që gjendet në to. Teoria që ekspertët mbështesin është se magnezi vepron duke qetësuar sistemin nervor qëndror.

Kështu, ju do të ndiheni më të relaksuar dhe do të bëni një gjumë më të qetë. Konsumi i 100 g bajamesh do të plotësojë 20% të vlerës ditore të rekomanduar për magnez.

Mollët

Një nga frutat e mrekullueshme që vjeshta sjell janë edhe mollët. Duke qenë se kanë një sasi të lartë të vitaminës C, ato mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak, të presionint të gjakut dhe gjithashtu të ndihmojë në përmirësimin e frymëmarrjes.

Kjo, nga ana tjetër, mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe të qëndroni në gjumë për më gjatë.

Patatet e ëmbëla

Hidromorava

Patatet e ëmbëla, janë një shoqërues i shijshëm për çdo vakt vjeshte. Ato kanë gjithashtu veti relaksuese që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Konsumi i fibrave sipas ekspertëve ndikon në zgjatjen e fazës së gjumit të thellë.

Dhe duke qenë të mbushura me fibra, patatet e ëmbla mund të shërbëjnë si një meze perfekte para gjumit.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë një nga ato fruta që jo vetëm që kanë shumë shije, por përmbajnë gjithashtu edhe plot vitamina të rëndësishme.

Ato janë të pasura me vitaminë C, e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit. Nivelet e ulëta të vitaminës C në organizëm shoqërohen me gjumë të keq dhe pagjumësi.

Arrëmyshku

Arrëmyshku njihet si një erëz që përdoret veçanërisht gjatë muajve të vjeshtës. Por ai është shumë më tepër se kaq.

Kjo erëz mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit, në uljen e presionit të gjakut, të ndihmojë në relaksimin e enëve të gjakut dhe gjithashtu mund të ndikojë pozitivisht në gjendjen shpirtërore.

Të gjithë këta faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e gjumit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.