RCCOLA

Gjashtë plumba për nderin e motrës

/ 1 minutë lexim

Një lidhje jashtëmartesore është bërë shkak e një plagosje të një personi 36 vjeçar nga Kosova.

Kosovari me inicialet S.S, i cili jeton në Milano të Italisë, i kishte marrë gjashtë plumba nga dy vëllezër shqiptarë, të cilët kishin tentuar ta vrasin, sepse ishte i lidhur me motrën e tyre.

RCCOLA

Siç raporton noa, motivi i kësaj dhune aq të madhe dhe mllefi, ishte fakti se dy vëllezërit Besmir Boci 26 vjeç dhe Artur Boci 37 vjeç, ishin prekur në “nder”, pasi kishin zbuluar se motra e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore me S.S, dhe kështu që menduan që ta ndëshkojnë atë që u kishte marrë “në qafë” motrën.
Dy vëllezërit Boci, janë dërguar në burg pa afat, ndërsa u dërguan në ambientet e paraburgimit.

Ngjarja në fjalë daton në mesin e muajit qershor, ku dy vëllezërit i kishin bërë pritë kosovarit teksa e rrahën dhe e qëlluan me plumba, por pa i shkaktuar dëmtime në organet jetësore./Indeksonline/