FITORJA

Gjashtë lëngjet e shëndetshme që pastrojnë gjakun

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjaku juaj mund të helmohet si pasojë e shumë arsyeve: puna jo si duhet e veshkave, mëlçive, ushqimit jo të shëndetshëm dhe substancave toksike. Në vijim ju paraqesim lëngjet që pastrojnë gjakun.

LËNGU I PANXHARIT

Lëngu i panxharit është një nga opsionet më të mira kur bëhet fjalë për pastrimin e gjakut prej helmeve. Përbërësit: – 2 panxharë, – Gjethe të panxharit, – Ujë . Udhëzimet: Shpëlani panxharin dhe gjethet. Më pas i thani dhe i copëtoni për t’i futur në blender. Shtoni dhe pak ujë për ta lehtësuar përzierjen. Këtë lëng ta pini në stomak të thatë.

ILAÇI ME HUDHËR DHE VERË TË KUQE

Kjo pije është e përsosur për të aktivizuar metabolizmin tuaj dhe për të reduktuar yndyrën e trupit. Ju ndihmon të hiqni kripën shtesë nga trupi, që është pjesë e pastrimit të gjakut. Përbërësit: – 12 thelpinj hudhre, – ½ litri verë të kuqe. Udhëzimet: Shtypni thelpinjtë e hudhrës dhe i hidhni në një kavanoz me gjysmë litër verë të kuqe. E mbyllni dhe e lini në dritën e diellit për dy javë. Merreni nga një lugë, tri herë në ditë.

LËNGU I GJELBËR

Lëngu i gjelbër është i përsosur për të stimuluar eliminimin e helmeve që mund të janë të pranishme në gjakrrjedhje. Aktivizon metabolizmin dhe ndihmon të humbni në peshë. Përbërësit: – 1 grusht spinaq, – 3 kokë lakër Brukseli, – 2 mollë , – 1 grusht majdanoz, – 1 limon, – 1 trangull. Udhëzimet: Të gjithë përbërësit i vendosni në blender, i përzieni për disa sekonda dhe e pini të ftohtë.

ARKATANA

ÇAJI NGA LULERADHIQET

Çaji nga luleradhiqet është një nga pijet më pastruese. Dhe, është shumë i popullarizuar shkaku i efektit që ka. Ky çaj është i hatashëm për luftimin e lëngjeve që mbesin në trup dhe eliminon helmet dhe mbeturinat që kanë mbetur në trup, të cilat gjejnë rrugën për në gjakrrjedhje. Ky çaj është i sigurt dhe efektiv në pastrimin e gjakut prej helmeve.

ÇAJI NGA HITHRAT

Ky është një tjetër çaj i përsosur për të pastruar gjakun në mënyrë krejt natyrale dhe për të hequr qafe substancat toksike që mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin tuaj. Është një diuretik dhe po ashtu mundet të përmirësojë shëndetin e mëlçisë dhe të veshkave.

ÇAJI NGA BIMA RODHE (LAT. ARCTIUM LAPPA)

Rodheja është një bimë pastruese shumë e fuqishme që mundet t’ju ndihmojë në pastrimin e gjakut dhe të sistemit limfatik. Nutricistët ju rekomandojnë ta pini këtë çaj për të zvogëluar kongjestionin dhe ënjtjet, të eliminoni toksinat përmes lëkurës dhe urinës. Përbërësit e tij janë shumë efektiv saqë ndihmojnë personat me artrit, probleme me nervin shiatik, akne, gurët në veshka, probleme me mëlçi.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.