Uji Dea

Gjashtë arsyet përse mandarinat duhet t’i përfshini në menynë tuaj

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Megjithëse mandarinat njihen për faktin se përmbajnë shumë vitamina C, ato përmbajnë edhe shumë veti të tjera që lejojnë të jemi më të shëndetshëm.

PËRMBAJTJA ME VITAMINA C

Mandarinat, pas portokajve, janë një opsion i shkëlqyeshëm për të gjithë ata që duan të konsumojnë më pak sheqer. Shija dhe aroma e tyre ofrojnë shumëllojshmëri për t’i përfshirë në ushqim vitaminat C.

• Acidet veprojnë në një numër të madh të funksioneve të trupit për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe shërojnë plagët.
• Në të njëjtën kohë, vitaminat C ndihmojnë eshtrat dhe dhëmbët që janë të shëndetshëm duke absorbuar hekurin.
• Po ashtu, kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe karotinës.

LUFTON KANCERIN

Radikalet e lira, molekulat reaktive, gjenerojnë çrregullim në qelizat trupore, si pasojë e nutrienteve, ushqimeve të tepërta, stresit, duhani, alkoolit dhe ilaçeve. Si rezultat i këtij procesit, plakja dhe një seri e problemeve zhvillohen në sistemin kardiovaskular dhe atë nervor. Mandarinat posedojnë vitamina C, vitamina E, karotinë dhe flavonoide. Këto elemente prodhojnë neutralizimin e proceseve oksiduese që luftojnë qelizat e kancerit.

PËRMIRËSOJNË ANEMINË

Anemia është një nga problemet që është shumë e shfaqur në botë. Kjo vjen si pasojë prodhimit të paktë të hemoglobinës në gjak. Hemoglobina është substancë që për detyrë ka shpërndarjen e oksigjenit në gjak.

GRANDEMALL

TË SHËNDETSHME GJATË SHTATZËNISË

Mandarinat ofrojnë acid folik ose vitamina B9. Ky nutrient ndihmon në nivelin qelizor për t’i zhvilluar indet. Po ashtu, nxitin formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu, marrin pjesë në prodhimin e acideve që ndikojnë në zhvillimin e sistemit nervor.

BURIM I ËMBËL I KALIUMIT

Kaliumi është një mineral shumë me rëndësi që lejon funksionimin e rregullimit të ujit në trup. Kjo përfshin muskujt, sistemin nervor dhe veshkat. Në fakt, kaliumi ndihmon në normalizimin e shtypjes së gjakut. Konsumimi i kalciumit është vital, sepse lejon hidratimin. Redukton lëndimet e ndryshme të shkaktuara.

LUFTOJNË ACIDIN URIK DHE INFEKSIONET

Si pasojë e përmbajtjes së ujit dhe kaliumit, mandarinat prodhojnë efektin diuretik duke dërguar alkaline në urinë që ndihmon në luftimin e infeksioneve. Siç po e vëreni, mandarinat ofrojnë veti të shumta të dobishme për organizmin e njeriut, prandaj duhet përfshirë në ushqimin tuaj.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.