Eko Higjiena

Giresse: Mungesa e përvojës te ne mund të ndikojë në rezultate

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e tretë të qershorit, ku “Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut në “Fadil Vokrri.

Trajneri Giresse tha se Kosova përbëhet kryesosht nga lojtarë të rinj dhe kjo sipas tij mund të shkaktojë rezultate jo të kënaqshme.

Një ditë para ndeshjes, Kombëtarja e Kosovës mbajti konferencë për media, shkruan Gazeta Express.”Mendoj që para së gjithash është mosha e lojtarëve. Ekipi jon përbëhet nga lojtar të rinjë dhe ndoshta është paksa mungesa e përvojës ndërkombëtare, e cila si rrjedhojë mund të shkaktojë rezultate jo të kënaqshme. Pjesa fizike është shumë e rëndësishme, veçanërisht kur luajmë kundër britanikëve, që vrapojnë shumë, japin shumë. Duhet të përgatitemi sa më mirë, sidomos në duelet në ajër.

Uji Dea

I pyetur se edhe sa kualifikime për Botërore, Evropiane dhe Liga të Kombeve do t’i nevojiten Kosovës për t’u pjekur, Giresse tha: “Unë thjesht e sqarova çfarë duhet të kemi për të qenë ekip i madh dhe kjo është përvoja. Dhe pa dyshim kualifikimet, liga e kombeve e këto ndikojnë që lojtarët të pjeken. Mirëpo përveç kësaj duhet të luajmë edhe ndeshje tjera dhe edhe më larg sesa kualifikimet dhe Liga e Kombeve. Kurse ekipet ndaj të cilave luajmë kanë shkuar më lart dhe kjo e bën diferencën.

Kosova e zhvillon lojën ndaj Irlandës Veriore të enjten nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, kurse të dielën do të udhëtojnë për t’u përballur me Greqinë.

/Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.