Eko Higjiena

Giresse: Fitore e merituar, Rrudhani bëri një ndeshje shumë të mirë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosova reagoi pas humbjes me Greqinë, duke triumfuar 3-2 ndaj Irlandës së Veriut në Nations League.

Trajneri i dardanëve, Alain Giresse e cilësoi tepër të rëndësishme këtë fitore, teksa foli edhe për “finalen” e 12 qershorit ndaj Greqisë në Volos.

“Rëndësi ka që fituam ndeshjen, ishte një fitore e merituar. Sa i përket asaj çfarë ndodhi në fushë mund të diskutojmë pafund, rëndësi kishte fitorja.

FIDANISHTJA

Mesfusha? Reagimi i treshes së mesfushës ishte i duhur, ai që prisnim. Dresevic dhe Muslija sollën freksi në mesfushën tonë, jemi të kënaqur.Kërkesa ime që lojtarët e krahut të ndihmonin edhe në mbrojtje?

Po, sepse nuk mund të parashikojmë rrethanat e një ndeshjeje. Është situata e lojës që na detyron ndonjëherë të rikthehemi për të ndihmuar mbrojtjen, por nuk ndodhi sepse unë u kërkova të riktheheshin.

Rrudhani ia doli, ishte ndeshja e parë, ai bëri një ndeshje shumë të mirë. Ujkanin e njohim, ai është gati sa herë kemi nevojë për të.

Ndëshkimet me kartonë të verdhë? Nuk ka nevojë për përgjigje. Nuk jam i kënaqur që do na mungojnë tre lojtarë, padyshim që nuk jam i kënaqur, shtohen problemet. Greqia? Do luajmë me 11 lojtarë”, deklaroi trajneri francez. (SS)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.