Fundamenti

Gërxhaliu: E përjetova edhe këtë! Qeveria e Kosovës ia ka gëzimin dështimit të eksporteve të Kosovës në SHBA!

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Po, e lexuat drejt – është e pabesueshme, por ka ndodhur. Situatë sa qesharake aq edhe dëshpëruese, dhe shumë e rëndë për vendin. Ku jemi duke shkuar kur inkurajojmë dështimin dhe na pëlqen të themi që dështimet e biznesit vendor janë ndonjë lloj fitorje?

Kjo është një situatë që duhet të na shqetësojë të gjithëve, pasi bizneset vendore janë ata që mbajnë ekonominë dhe krijojnë mundësi për punësim. Ne duhet të mbështesim ata që po luftojnë në tregun ndërkombëtar, jo t’i shohim si humbës dhe të inkurajojmë më shumë ngecje.

ARKATANA

Kjo është koha që të fokusohemi tek veprimet konkrete dhe strategjitë që do të mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe një mbështetje të vërtetë për ekonominë dhe bizneset tona.Në vend që të mobilizihet diplomacia ekonomike dhe ajo politike për të mbështetur dhe hapur tregje të reja për eksport të produkteve ”Made in Kosova“, ne i gëzohemi dështimit të kompanive vendore të pa mbrojtura dhe të pa mbështetura nga Institucionet vendore!

A mjafton vetëm fjala mjerim për ta përshkruar këtë gjendje!?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.