GRANDEMALL

Gërvalla: Ura e Ibrit duhet të hapet, vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol pajtimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se ura e Ibrit duhet të hapet, pasi sipas saj, vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit.

Në një konferencë të përbashkët me homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen, Gërvalla tha se Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj.

“Sundimi i ligjit është thelbësor për stabilitetin e brendshëm të Kosovës. Në takim kemi biseduar për Mitrovicën Veriore dhe urën kryesore të saj. Kjo urë e cila ka simboluar ndarje dhe përçarje për shumë vjet duhet të hapet dhe vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe të bashkimit. Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj duke garantuar të drejta të barabarta për gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, u shpreh Gërvalla, njofton Klankosova.

FIDANISHTJA

Më tej, ministrja Gërvalla tha se në takimin me kryediplomaten finlandeze ndër të tjera është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Roli i NATO-s vazhdon të jetë jetik për stabilitetin e rajonit tonë. Falënderova ministren për rolin e rëndësishëm të Finlandës edhe në kuadër të KFOR-it. Ne jemi të përkushtuar të forcojmë marrëdhëniet tona me NATO-n. Synimi i Kosovës është anëtarësimi i plotë në NATO dhe mbetet një objektiv strategjik ku përvoja e Finlandës e cila së fundmi u bë anëtarë e kësaj aleance, na shërben si shembull të cilin e ndjekim me shumë vëmendje”, tha Gërvalla.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.