UBT

Gërvalla: Qeveritë e kaluara i kanë përmbushur kriteret, nuk mund ta di se kur ndodh liberalizimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla në Komisionin për Integrime Evropiane ka foluar për liberalizimin e vizave dhe shtetet skeptike që po e pamundësojnë heqjen e vizave.

Në raportimin e saj, Gërvalla tha se nuk e përsërit gabimin e së kaluarës dhe s’mund të thotë se kur do të hiqen vizat për kosovarët, raporton Gazeta Express.

“Mosliberalizimi i vizave jo vetëm që është çështje e padrejtë por është çështje e kredibilitetit të institucioneve të BE-së sepse është konstatuar që Kosova ka përmbushur kriteret jo nga kjo qeveri por nga qeveritë e kaluara. Nëse shtetet të cilat janë skeptike ndaj liberalizimit të vizave na thonë se çështja e liberalizimit ka të bëjë edhe me shtetin ligjor neve na mbetet të bindim ato shtete skeptike se cili është realiteti në Kosovë dhe cilët janë hapat që ne do të ndërmarim. Unë nuk do të përsëris gabimet e së kaluarës dhe të them se liberalizimi i vizave do të zgjidhet në dhjetor apo në vitin tjetër apo se kur do të zgjidhet. Jemi të vetdijshëm për disfavorin që ka Kosova duke qenë e fundit në rajon që ka qytetarët e izoluar. Por ju siguroj që nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një hap i vogël nga Ministria e Punëve të Jashtme për liberalizimin e vizave ”, tha ajo.

UBT

Ajo tha se si ministri kanë pasur ndikim në ndërrim të vogël të skepticizmit dy shteteve skeptike.

“Disa prej refuzimeve vijën lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimet e brendshme të tyre, në njërin prej tyre kemi procesin zgjedhor, përshtypja ime është që me hapa të vegjël por megjithatë është punuar dhe ka ndikuar në një ndërrim të vogël në dy prej shteteve që janë skeptike”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.