Hidromorava

Gërvalla për Der Standard: Kërcënimi me masa ndaj Kosovës, gabim i rëndë strategjik i Perëndimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, në një intervistë për të përditshmen austriake, Der Standard, ka thënë se perëndimi duhet të ndryshojë strategjinë e tij në Ballkan dhe të jetë më i ashpër ndaj Serbisë.

Gërvalla ka thënë se kërcënimi ndaj Kosovës me sanksione është një gabim i rëndë strategjik nga Perëndimi.

“Është një gabim i rëndë strategjik. Kërcënimet kundër një demokracie, shteti aleat i cili mbron ligjin dhe përfaqësuesit e zgjedhur kundër kriminelëve të dhunshëm që përdorin granata dore kundër ushtarëve të KFOR-it, janë një sinjal fatal”.

Sipas Gërvallës masat ndaj Kosovës në këtë situatë do të ishin sinjal për të përshkallëzuar situatën dhe sipas saj presidenti i Serbisë vazhdon të përshkallëzojë atë.

Eco Higjiena

“Forcat speciale serbe kanë pushtuar vendin tonë dhe kanë rrëmbyer tre policë. Ky agresion i hapur është në alarm të kuq: kështu filloi luftërat e tij në vitin 1991 ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç. Ne kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë se do të ketë vdekje nëse Vuçiq nuk ndalet. Shembulli do të lërë gjurmën e tij shumë përtej rajonit”, përcjell Telegrafi.

Shefja e diplomacisë në këtë intervistë ka thënë se këto veprime do të vënë në dyshim besueshmërinë e Perëndimit në situatën globale.

Gërvalla tutje ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike edhe për miqtë e saj më të ngushtë.

“Në çdo rast, ne do të mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin e së drejtës dhe demokracinë”, ka deklaruar tutje Gërvalla./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.