FIDANISHTJA

Gërvalla me një interpretim apokaliptik: Jemi në një pikë ku mund të jetë e pamundur të vazhdohet konstituimi i Kuvendit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të martën ka dështuar për shkak të destruktivitetit të opozitës.

Gërvalla në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se me votën e tyre kundër opozita e injoruan votën e qytetarit, vendimet e KQZ-së për certifikimin e rezultateve zgjedhore, si dhe e dështuan punën e kuvendit pa startuar ende.

“Dështoi për shkak se opozita me destruktivitetin e saj e ndërpreu një procedurë e cila në të kaluarën ka qenë një procedurë shumë formale, një votim i një vendimi i një raporti të një komisioni i cili aspak nuk është dashur të diskutohej mirëpo ata ngritën dorën kundër, në fakt ngritën dorën kundër mandatit të tyre si deputet pra përmes votës së tyre kundër ata e injoruan jjo vetëm votën e qytetarit jo vetëm vendimet e KQZ-së për certifikimin e rezultateve zgjedhore por edhe e dështuan punën e këtij kuvendi pa startuar ende”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka shtuar se tani kanë hyrë në procedura të ndërlikuara dhe në një pikë kur mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij kuvendi.

“Tani kemi hyrë nëpër procedura të ndërlikuara sepse ky votimi nuk parashihet përsëritja e tij në asnjë prej rregulloreve dhe dokumenteve ligjore të Kuvendit kështu që kemi arritur në një pikë kur mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij kuvendi”, është shprehur Gërvalla.

Hidromorava

Sipas saj ligji nuk parasheh bindjen e opozitës me ndjekjen e ligjit por parasheh që nëse është respektuar ligji duhet të vazhdohet me konstituimin e kuvendit.

“Ligji nuk parasheh bindjen e opozitës me ndjekjen e ligjit, ligji parasheh që nëse është respektuar ligji vazhdohet me konstituimin e kuvendit se cilat janë preferencat dhe dëshirat ajo është krejt tjetër gjë. Opozita e ka humbur fushatën zgjedhore i ka humbur zgjedhjet dihet qartë kush është fituesi i zgjedhjeve të vitit 2025. Fituesi ka madje më shumë vota sesa numri 2 dhe 3 së bashku prandaj nuk kemi pse e diskutojëm as kush e bën qeverinë as si bëhet qeveria Kosova është shtet demokratik, i ka procedurat saktë dhe për këtë të sotmen nuk ka pasur aspak nevojë”,

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë në seancën e së martws, kjo pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave të deputetëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan kundër. Votën kundër ata e mbështetën në pretendimin se Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij duhet të japin dorëheqje nga ekzekutivi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.