GRANDEMALL

Gërvalla: Kosova do të mbrojë integritetin territorial të saj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz priti në takim ambasadoren jo rezidente të Letonisë në Kosovës, Elita Kuzma.

Sipas njoftimit për media thuhet se Gërvalla falënderoi ambasadoren Kuzma për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

“Në vazhdim, ministrja Gërvalla njoftoi ambasadoren Kuzma për arritjet dhe reformat e shumta në vendin tonë si në demokraci, sundim të ligjit, të drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe fusha të tjera, teksa e informoi për kërcënimet e vazhdueshme dhe agresionin e Serbisë kundër Kosovës që kulmoi me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

ARKATANA

Kosova do të mbrojë integritetin territorial të saj dhe njëkohësisht së bashku me vendet aleate, partnere dhe mike angazhohet për ruajtjen e stabilitetit të rajonit duke synuar edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, bëri të qartë Gërvalla, thuhet në njoftim.

Gërvalla theksoi se Republikën e Kosovës dhe Republikën e Letonisë i bashkojnë vlerat e përbashkëta dhe se të dyja vendet kanë kaluar sfidat e ngjashme në rrugëtimin e tyre për Liri e Pavarësi.

Gjatë takimit pati pajtueshmëri që marrëdhëniet dypalëshe në mes dy vendeve të thellohen edhe më tej, përderisa ambasadorja Kuzma ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Republikës së Letonisë për Republikën e Kosovës në rrugën e saj integruese euro-atlantike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.