FITORJA

Gërvalla: Edhe aleatët tanë e kanë kuptuar se Vuçiqi dhe Putini janë të gatshëm për çdo eskalim, përshirë edhe luftën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha sot në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë se gjatë vitit 2023 kanë investuar në siguri dhe mbrojtjen e vendit dhe sipas saj shteti sot është më i fortë në mbrojtje se kurrë më parë.

Gërvalla në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti tha se forcimi i shtetit ligjor është ajo për të cilën janë votuar dhe të cilën po e zbatojnë përkundur rezistencës dhe kundërshtimeve.

Ajo tha se tejkalimi i kuotës së NATO-s prej më shumë se 2 për qind të GDP-së për mbrojtje është një prej treguesve të dukshëm të fokusit të Qeverisë për sektorin e sigurisë.

Uji Dea

“Prania e aleatëve, partnerëve tanë, sidomos e KFOR-it ka rëndësi strategjike jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen në Evropën Juglindore”, tha ajo, gjersa shtoi se kontingjenti i ushtarëve të KFOR-it është rritur nga 4500 në 5500 brenda disa javësh.

“Mendoj se edhe aleatët tanë e kanë kuptuar se Vuçiqi dhe Putini janë të gatshëm për çdo eskalim, përshirë edhe luftën”, tha ministrja, gjersa shtoi se strategjia për zmbrapsjen e tyre nuk mund të jetë përkëdhelja por vendosmëria për mbrojtjen e paqes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.