Hidromorava

Gërmovasit nuk i pranojnë borxhet e ndërmarrjeve shoqërore

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria Komunale për Ekonomi dhe Financa në Viti në bashkëpunim me projektin për qeverisje lokale dhe decentralizim të qeverisë zvicerane LOGOS, ka organizuar në Gërmovë të Viti, debatin publik me temë: “Planifikimi i buxhetit komunal me pjesëmarrje të qytetarëve”.

Islam Jashari, drejtor komunal për ekonomi dhe financa, ka thënë se Komuna e Vitisë, me qëllim të ngritjes së transparencës në vendimmarrje dhe planifikimit të buxhetit komunal duke dëgjuar edhe zërin e qytetarëve, e mbështetur edhe nga projekti LOGOS, gjatë procesit të planifikimit të buxhetit komunal, ka dal në terren dhe drejtpërdrejtë nga qytetarët është duke marr propozimet që ata kanë për projektet kapitale të cilat duhet të realizohen përmes buxhetit komunal.

“Komuna e Vitisë, krahas projekteve kapitale që është duke realizuar këtë vit siç janë ndërtimi i shkollës në Tërstenik, kanalizimi në Smirë, trotuari në Ramnishtë, asfaltimi në Smirë e Drobesh edhe në fshatin Gërmovë është duke u përgatitur të realizoi projektin e ujësjellësit i cili realizohet në bashkëpunim me qeverinë zvicerane”, ka thënë Jashari.

Ai ka theksuar se krahas këtij projekti në fshatin Gërmovë, vitin e ardhshëm planifikohet të realizohet projekti i kanalizimit , kurse në bashkëpunim me donatorë tjerë mund të realizohen edhe projekte tjera që janë në nevojë për qytetarët.

Mobi Casa

“Komuna e Vitisë në vitin 2014, ka një buxhet prej mbi 9 milion euro , prej të cilave 2 milion parashihen për investime kapitale dhe ne kemi planifikuar që në këtë lokalitet ta ndërtojmë rrjetin e kanalizimit”, ka thënë Jashari.

Banorët e Gërmovës në këtë takim, krahas asaj që prioritet i kanë dhënë realizimit të projektit të kanalizimit, kanë paraqitur edhe kërkesat që të realizojnë projektet që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve në lagje, përforcimin e rrjetit elektrik, rregullimin e rrugës mes fshatit Gërmovë dhe Sllatinë si dhe me ndarjen e subvencioneve për fermerë.

Vehbi Tahiri, kryetar i fshatit ka thënë se pasi pagesa e tatimit në pronë është kriter për investime banorët e Gërmovës, kërkojnë nga komuna që në të ardhmen në faturën e fshatit mos të figurojnë më borxhet e ndërmarrjeve shoqërore si dhe afaristët privat që janë në territorin e këtij lokaliteti, pasi kjo po e frynë faturën e borxheve dhe ky lokalitet mund të dënohet me mos përfitim të investimeve.

Drejtori për ekonomi Islam Jashari, ka thënë se komuna në llogaritjen e borxheve të tatimit në pronë nëpër lokalitete nuk do të llogarisë borxhet e grumbulluara nga ndërmarrjet shoqërore, pasi ajo tani është në negociata me AKP-në për shlyerjen e këtyre borxheve dhe se llogaritja e vetme do të jetë ajo e borxheve që kanë vetë banorët e Gërmovës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.