UBT

Gërguri nxit aktivitetet hulumtuese të ekonomistëve të rinj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në vazhdën e ligjëratave publike të organizuara nga Kolegji Universitar “Gjilani” si dhe në kuadër të programit të edukimit të publikut të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Gani Gërguri, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe personelit mësimdhënës të KU “Gjilani”.

Gjatë ligjëratës Guvernatori Gërguri elaboroi mbi rolin dhe aktivitetin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe diskutoi zhvillimet e fundit makroekonomike në vend e posaçërisht zhvillimet e lidhura me stabilitetin financiar.

Fundamenti

Me këtë rast, Guvernatori theksoi arritjen e BQK-së në realizimin e objektivave që dalin nga Ligji mbi Bankën Qendrore si dhe vlerësoi lartë nivelin e stabilitetit financiar në vend.

Guvernatori poashtu njoftoi studentët me programin e praktikës për student që organizon Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, si dhe lansimin e çmimit për ekonomistët e rinj, duke i inkurajuar studentët që të aplikojnë në këto programe të cilat për synim kryesor kanë ngritjen e njohurive praktike dhe nxitjen e aktivitetit hulumtues te studentët dhe ekonomistët e rinj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.