ARKATANA

Gentiana Shabani viziton nxënësit shqiptarë në Muhoc të Bujanocit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Gentiana Shabani ka bërë vizitë sot në fshatin Muhoc të Komunës së Bujanocit, ku fillimisht ajo vendosi kurora lulesh përpara lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës si dhe vizitoi shkollën fillore “Migjeni” të këtij fshati. Ajo u prit nga drejtori i kësaj shkolle, Vesel Sabedini dhe nga ish kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Muhoc, Ramiz Rashiti.

Drejtori i kësaj shkolle e informoi koordinatoren për angazhimin dhe punën e stafit të shkollës, për numrin e përgjithshëm të nxënësve në këtë shkollë si dhe u diskutua për diskriminimin që po ua bën pushteti serb fëmijëve shqiptar në Kosovën Lindore, e me theks të veçantë vendimi i fundit i qeverisë së Serbisë për kthimin e teksteve mësimore në Kosovë dhe bashkërisht vizituan nxënësit dhe kabinetet mësimore të shkollës.

Ndërsa ish kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Muhoc z. Ramiz Rashiti, e informoj për gjendjen aktuale në Malësi të Bujanocit, për diskriminimin sistematik dhe pakënaqësitë ndaj të gjitha pushteteve lokale të pas luftës në Malësi të Bujanocit.

Hidromorava

Koordinatorja Shabani u shpreh e shqetësuar me gjendjen në Malësi të Bujanocit e sidomos me ngjarjet e fundit që bëri Serbia ndaj fëmijëve shqiptarë, duke ua mohuar tekstet mësimore në gjuhën shqipe, andaj me këtë rast para nxënësve të kësaj shkolle ajo u shpreh: “Diskriminimin që bëri Serbia me kthimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për ju të jetë motivë për të mësuar më tepër në gjuhën amtare sepse nuk mund të pritësh diçka të mirë nga pushtuesit”.

Në fund koordinatorja i porositi ata të qëndrojnë në vatrat e tyre duke e konsideruar aktin më patriotik të kësaj kohe sepse kështu vërtetojmë se kjo tokë stërgjyshore i përket shtetit amë – Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.