UBT

Genta: Jam personi më me fat

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Këngëtarja Genta Ismajli, e cila është e angazhuar si anëtare jurie në “Gjeniu i vogël”, feston ditëlindjen e saj të 29-të.Ajo ka përdorur rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen ndaj fansave të saj.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua dhe dua të ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe urimet e shumëta që po më dërgoni për ditëlindje.

Ndjehem se jam personi më me fat në të gjithë botën, që kam gjithë këtë dashuri, respekt dhe përkrahje të pafund nga ju,” ka shkruar këngëtarja.

Mobi Casa

Gentiana Ismajli (e njohur për publikun me nofkën Genta) lindi më 12 Prill 1984 në Gjilan.

Disa muaj me pas, kur Genta sapo kishte mbushur shtatë muaj, prindërit e saj vendosën të shpërngulen në Amerikë, për një jetë më të mirë.Tani ajo jeton mes SHBA-ve e Kosovës.

Genta u bë e njohur në vitin 2004, pas prezantimit të saj me këngën “Kthehu”. /Indeksonline/