Genta Ismajli, një nga 100 femrat më të bukura në botë
Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli, është cilësuar si një këngëtaret më të bukura në botë.
Ka qenë ueb-faqja TC Candler, e cila bën përzgjedhjen e 100 fytyrave më të bukura në botë brenda një viti, ku e ka cilesuar Genta Ismajlin, si një nga vajzat, më të bukura për vitin që lamë pas. Faqja e cila ka 24 milionë vizitorë në ditë në mbarë botën, e rendit këngëtaren kosovare në vendin e 55-të.
Genta Ismajli përveçse e bukur është edhe e talentuar. Këtë të diel ajo ishte pjesëmarrëse në X Factor Albania, ku performoi disa nga këngët e saj. Këngëtarja pritet të nxjerr së shpejti edhe klipin e saj më të ri.