Genta e gatshme për risi

Këngëtarja e njohur Genta Ismaijli si duket së shpejti do të vijë me një këngë të re. Përmes një foto që shihet në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, duket se Genta e bashkëpunëtorët e saj i janë përveshur punës për të sjell risin e radhës nga këngëtarja gilanase.
Ndërkaq sipas mbishkrimit që ajo ka lënë karshi fotos bëhet e ditur se bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt janë, Arboni, Emracom dhe Virusi. E për këtë projekt ët ri nuk është duke u gëzuar vetëm këngëtarja por edhe fansat e saj të cilët poshtë fotos nuk kanë fshehur entuziazmin.
Ndryshe sipas burimeve të gazetës Tribuna, Genta shumë shpejt do të vijë edhe me një bashkëpunim me këngëtarin Arian Bujupi.