UBT

Gënjeshtra e quajtur Rose

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Rrëfimi për të riun 24-vjeçar, David Rose, i cili ishte i sëmurë rëndë, ditëve të fundit preku shumëkënd në botë. Por, tani po del se tregimi për të nuk ishte fare i tillë.

Kuadriplegjiku i shurdhër dhe me paralizë cerebrale, nëpërmjet postimeve të tij në rrjetin Twitter, por edhe me blogun dhe letrën e tij përshëndetëse, të cilën pas vdekjes së tij e publikoi e motra, preku shumëkënd që i pa dhe lexoi, dhe u bë lajm kryesor i të gjitha medieve të mëdha botërore.

Bota u mrekullua me David Rose

Shumë shfrytëzues të rrjetit Twitter nuk hezitonin të përdornin ‘hashtag #on Wheels’ për të shprehur mbështetjen e tyre për të. Madje, në një moment llogaria @daveonwheels shkoi në mbi 15,000 përkrahës, edhe pse pothuajse në të njëjtën kohë rrëfimi për Rose po bëhej goxha i çuditshëm.

David Rose shkroi në Twitter se përfundoi në spital, ndërkohë që The Chive po përcillte me vëmendje gjithçka që postonte që blog motra e tij, Nichole Rose. Të enjten e kaluar, Nichole njoftoi se David kishte vdekur, ndërsa “fjalët e tij të fundit” u transmetuan nga të gjitha mediat e mëdha botërore. Në ndërkohë, llogaria e tij në Twitter shuhet. E njëjta gjë ndodhë edhe me blogun e tij.

Pas kësaj, blogerja kanadeze, Kristi-Anne, publikon një shkrim për një shok të saj që ishte prekur tepër shumë me rrëfimin e David, dhe të njëjtin kishte vendosur t’ia dërgonte edhe e-mail stacionit The Chive. Shkrimi i saj fillon me pyetje të shumta rreth asaj se si është e mundur që një njeri, i cili mund të shkruante vetëm katër fjalë në minutë, të komunikonte me aq shumë njerëz përnjëherësh. Kristi-Anne, pra, filloi kështu me zbardhjen graduale të gjithë tregimit.

Zbulimi që filloi nga fotografia

Si dëshmi të dyshimeve të saj, Krsti-Anne bashkëngjiti edhe një fotografi, në të cilën mendohej se ndodhej Dave, duke pohuar se aty në fakt bëhej fjalë për njëfarë Hunter Dunn, nga Virginia (SHBA).

Ekipi i The Chive ndërkohë kishte shprehur dëshirën që të merrte pjesë në varrimin e Dave Rose, por kur motra e tij, “Nichole” shpiku disa arsyetime, për shkak të të cilave ajo s’mund të takohej me ta, ekipi angazhoi një detektiv privat. E ky i fundit zbuloi se kohëve të fundit nuk kishte vdekur asnjë person që quhej Dave Rose.

Veç kësaj, Kristi-Anne arrit të zbulojë se personi që i kishte shkruar postimet në llogarinë e Dave, në Twitter, për publikimin e tyre përdorte TweetDeck’un, të cilin nuk mund ta përdor askush që për të shkruar shfrytëzon çfarëdo pajisje për përcjelljen e lëvizjeve të syrit.

Fundamenti

Pra, të gjitha ‘copëzat e mozaikut’ filluan të binin në vend, megjithëse gjithë gënjeshtra u zbulua të hënën, kur një person, që u nënshkrua si Nichole Rose, shkroi disa fjali në blogun e Kristi–Anne.

“Urime për hetimin shumë serioz online. Unë e fillova të tërën, megjithëse është dashur të vdisja qetë bashkë me Davidin, kështu që edhe Nichole, thjesht, do të zhdukej”, thuhej në postim, në të cilin shkruesi e pranoi se ishte mashkull.

“Rrëfimi është dashur t’i inspironte njerëzit, por tashmë gjithçka është shkatërruar”, theksonte tutje ai.

Por, ky mashtrim nuk filloi brenda natës.

“Dave” u shfaq në rrjetin Facebook në vitin 2007, ndërsa në Twitter në vitin 2010. Nganjëherë, “ai” dhe “motra e tij” shkëmbenin disa dhjetëra mesazhe brenda ditës.

Gënjeshtari misterioz shkroi se nuk dëshironte të bëhej i famshëm, dhe se deri para pak kohësh kishte shumë pak “miq”. Publikimi i fundit është shkruar për “t’i inspiruar njerëzit që të duhen dhe të bëjnë jetë më të mirë, por zbulimi se e tëra ishte një gënjeshtër e shkatërroi tërë rrëfimin. Shpresoj që njerëzit, të cilët u prekën nga ky rrëfim, do të vazhdojnë të jetojnë sipas parimeve që i nxiti ai, megjithëse kjo më duket fare pak e mundur”, shkroi ai, derisa sqaroi se kishte pranuar mesazhe nga njerëz të rinj që donin të bënin vetëvrasje, por që ndërruan mendje pas letrës përshëndetëse të Dave.

Pas “vdekjes s’ tij”, shumë njerëz u lajmëruan dhe ofruan para, por “Dave” pohon se i refuzoi të gjithë.

“Ju kërkoj falje të gjithë atyre tek të cilët ky rrëfim pati ndikim; nga ata me të cilët kurrë nuk e shkëmbeva asnjë fjalë, e deri tek ata me të cilët, gjatë viteve, pata biseda të gjata dhe emocionale”, përfundoi ai.

Veç kësaj, “Dave” kërkoi falje edhe nga Hunter Dunn. Ky i fundit është një njeri që vërtet vuan nga paraliza cerebrale, dhe i cili sivjet shkroi fjalimin që u lexua me rastin e dorëzimit të dëftesave në një shkollë në Virginia. Fjalimin e lexoi një shok i tij. Hunter për “Dave” shërbeu si motiv i vendosmërisë, i përcaktimit të synimeve, dhe i gjetjes së shtytjes për tejkalimin e vështirësive jetësore, shkruan portali amerikan ‘Daily Buzz’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.