RCCOLA

Geci : Thaçi është në panik të Gjykatës Speciale, deklarata ime për vrasjen e Ahmetit ka bazë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka folur për deklaratën e dhënë gjatë ditës së sotme se presidenti Thaçi ka dhënë urdhër për vrasjen e ish-kolonelit Ahmet Krasniqit. I ftuar në televizionin “Frontal” në T 7, Geci thotë se akuza e tij ndaj Thaçit ka bazë dhe se presidenti është në panik të Gjykatës Speciale. Edhe pas krejt këtyre akuzave, Geci thotë se është i gatshëm ta takojë sy më sy Thaçin. Por siç shprehet ai thotë se Thaçi po i ikë këtij takimi.

“E kemi lan mu taku po ai po me ikë, qe katër vjet e ruj me dalë me to:, thotë Geci.

Geci ka përmendur emra të njohur të skenës sonë politike që sipas tij kanë njohuri për vrasjen.

“Unë e kam thënë këtë duke u bazuar në deklaratën e Tahir Zemës, deklaratën e kam bazuar edhe ne bisedat me kusheririn e Ahmet Krasniqt dhe vëllain e Krasniqit.

KKVITI

Jam bazuar edhe në deklaratën e Milaizm Zekës që atij i kanë thënë se komunikatën e 59 e ka shkru Hashim Thaçi. Milaimit i ka thonë Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj etj”, thotë ndër të tjera ai.

Këta sms dhe prova thotë se i ka dorëzuar si prova në Prokurorinë Speciale.

Hashim Thaçin ai e qujati edhe tradhtar të Kosovës. /Express