Uji Dea

‘Gazi’ i botës!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Për herë të gjashtë Kuvendi i Kosovës mbulohet nga tymi i gazit lotsjellës i opozitës. Dy grupet e barrikaduara, pozita në njërën anë, e cila vazhdon as të mos e diskutojë çështjen e marrëveshjeve, dhe në anën tjetër këmbëngulja e opozitës që të bllokojë punën në Kuvend, madje disa deputetë duke thyer edhe arrestin shtëpiak për të ardhur në seancë, e kanë futur vendin në kaos.

Opozita deklaron se nuk ka kush që i ndal, madje as arrestimi i deputetëve të tyre. Kjo situatë ka nxitur reagime të ashpra të Ambasadës Amerikane dhe të shteteve të Quint-it, ndërkohë që seanca u vazhdua me suspendime të pjesërishme të opozitës dhe arrestime të deputetëve të opozitës.

Së pari Aida Dërguti hodhi gaz lotsjellës edhe në kryesinë e Kuvendit, ndërsa më vonë deputetja e opozitës, e cila nuk ishte suspenduar nga kryesia e Kuvendit, Besa Baftiu, nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe u lejua edhe në sallën alternative hodhi përsëri gaz, duke shtyrë edhe për disa minuta punimet e Kuvendit.

Uji Dea

Pal Lekaj, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu të tre deputetë nga AAK-ja janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Ndërkohë Lëvizja “Vetëvendosje”, përmes një komunikate për media, ka reaguar në lidhje me arrestimet e fundit duke thënë se kjo shton ashpërsinë e autoritarizmit në Kosovë. Pas këtyre veprimeve të opozitës kanë reaguar ambasadorët ndërkombëtarë në Kosovë, duke shprehur zhgënjimin e thellë të tyre për veprimet në Kuvend.

Ndërkohë që zëvendëskryeministri Hashim Thaçi inicioi përpilimin e një deklarate me të cilën Kuvendi i Kosovës, decidivisht vendos që të shpallë uzurpimin e dhunshëm me mjete të dhunshme të Kuvendit nga disa deputetë të opozitës. Kurse “Vetëvendosja” ka vazhduar të bëjë të qartë se ata si partia më e madhe opozitare, bashkë me AAK dhe “Nismën” nuk do të heqin dorë deri në kthimin prapa të marrëveshjeve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.