ARKATANA

Gazetarja japoneze befasohet me zhvillimet pozitive në Gjilan e Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Yexing Wang gazetare nga Japonia thotë se për Kosovën ka menduar se është një vend shkretëtirë,pa ndërtesa dhe i pa zhvilluar .Jam e lumtur që ndodhi e kundërta thotë ajo.

“Kam pasur shumë oferta për të kaluar pushimet e verës në vendet me bregdet të zhvilluar e standard të lartë,por vendosa të vijë në Kosovë dhe të bindem vetë për këtë shtet të ri”. Kështu shprehet gazetarja nga qyteti Matsuyama e Japonisë e cila ka disa ditë që ka qëndruar në Kosovë ku ka vizituar shumicën e qyteteve të Kosovës,ndërsa destinacioni i fundit i saj ishte Gjilani.

“Kosovën e kam menduar si një vend shkretëtirë,pa ndërtesa dhe i pa zhvilluar,por tani kur u binda vetë jam shumë e lumtur që më ndodhi e kundërta”shprehet ajo. Wang për rajonipress rrëfen edhe për bukuritë e Prizrenit dhe njerëzit e mrekullueshëm që ka Kosova.

FIDANISHTJA

“Kosova është një vend i vogël,por kishte shumë respekt e bujari këtu. Atje në Japoni më kanë folur ndryshe për Kosovën e sidomos propaganda serbe e ka bërë të vetën. Tani jam bindur se Kosova meriton të përkrahet dhe ky shtet i ri duhet të sensibilizohet sa më shumë” shprehet ajo.

Sipas saj Kosova me këta njerëz që ka dhe me një rini shumë atraktive ka një perspektivë shumë të ndritur në të ardhmen.”Unë kur të kthehem në Japoni do të flas shumë-shumë pozitivisht për Kosovën dhe qytetet e saja Pejën,Prizrenin,Deçanin,Gjilanin dhe Prishtinën” rrëfehet ajo.

Wang punon për kompaninë “Today News” nga e cila botohen mbi 50 gazeta. Wang megjithatë tha se pak dëshpërim ka përjetuar në Mitrovicën veriore.”Atje isha e tmerruar kur pash që serbët nuk e pranojnë realitetin e ri në Kosovë. Besoj që kjo më shumë i dëmton ata sesa vetë Kosovën e cila tashmë ka hyrë në një rrugë të mirë” tha Wang./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.