Fundamenti

Gazetari nga Kosova, Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press në SHBA

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gazetari i njohur kosovar, Nebi Qena është emëruar zv/drejtor për video në SHBA në gjigantin mediatik, agjencinë botërore të lajmeve, Associated Press.

Në një letër për stafin, drejtori i lajmeve për SHBA, Josh Hoffner ka lavdëruar punën e Qenës.

“Ai ka shkëlqyer në çdo rol që ka mbajtur – shumë prej tyre në kushte jashtëzakonisht sfiduese: ka qenë producent i lartë për Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor; menaxher i fundjavës për SHBA-në; korrespondent dhe producent në Kosovë; si dhe ka pasur disa angazhime në Ukrainë gjatë konfliktit të vitit 2014 dhe së fundmi gjatë luftës atje. Kohët e fundit, ai ka shërbyer si zëvendës i përkohshëm në SHBA, duke udhëhequr mbulimin e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme, si zjarret në Los Angeles dhe sulmet terroriste në New Orleans. Ai pati një ndikim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, dhe jemi të entuziazmuar që do të marrë përsipër këtë sfidë të re”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Qena e ka nisur karrierën e tij si gazetar i ri në gazetën “Koha Ditore”, për të cilën ka raportuar gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Pas luftës, ka punuar për disa vite në Radio Televizionin e Kosovës, para se t’i bashkohet Associated Press, ku ka shërbyer në disa role udhëheqëse duke përfshirë në Evropë, Jeruzalem, dhe tani është i vendosur në Washington DC të SHBA-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.