FITORJA

Gazetari i AP “pse SHBA”?, Bukoshi: Është e vetmja superfuqi që i zgjidh gjërat shpejtë , pastaj mund të bëjmë filozofi, diplomaci

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

‘‘Presim që SHBA-të të marrin rolin udhëheqës për të gjetur zgjidhje për problemin e Kosovës’’. Kështu kishte deklaruar mes tjerash, në mars të vitit 1998, Bujar Bukoshi, ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, pak para se të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Bukoshi i cili ndërroi jetë sot pas një sëmundje të rëndë, kishte bërë të ditur se në vizitën e tij për në SHBA do të takonte kongresmenë e senatorë, dhe se kishte theksuar se ‘‘gjithmonë’’ do të kërkonte ndihmë nga SHBA-të.

‘‘Sot do të fluturojmë për në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, disa kongresmenë dhe disa senatorë. Ne përpiqemi gjithmonë të kërkojmë ndihmë nga SHBA-të dhe presim që SHBA-të të marrin rolin udhëheqës për të zgjidhur dhe gjetur zgjidhje për problemin e Kosovës’’, kishe thënë ai.

I pyetur se pse kërkon ndihmë nga SHBA-të, ish-kryeministri, kishte thënë se SHBA-të si ‘‘superfuqia e vetme’’, kishte në dëshmuar në rastin e Bosnjës se mund të ‘‘ndalojë gjërat’’ në mënyrë efektive dhe të shpjet.

Uji Dea

‘‘Sepse SHBA-të treguan se në tragjedinë e Bosnjës, si e vetmja superfuqi është në gjendje të ndalojë gjërat urgjente, ta bëjë këtë shumë efektivisht dhe shpejt, dhe pas kësaj mund të bëjmë filozofi, politikë, diplomaci e kështu me radhë’’, ishte përgjigjur ai.

Më tej, Bukoshi kishte theksuar nevojën që të kishte trupa në Kosovë për të mbrojtur popullsinë shqiptare nga ‘‘regjimi fashist kriminal i Beogradit’’.

‘‘Ne kemi nevojë urgjente për trupa në Kosovë, për të mbrojtur popullsinë e pambrojtur shqiptare nga regjimi fashist kriminal i Beogradit, është padyshim, dhe ne kemi nevojë për këtë lloj ndihme’’, ishte shprehur ai.

Ndryshe, Bukoshi ka ndërruar jetë sot në moshën 78-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ishte një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.