UBT

Gazetari helvetik i interesuar për sportistët gjilanas

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Para disa ditësh një gazetar i sportit helvetik vizitoi Klubin Futbollistik “Drita” nga Gjilani dhe u takua me Saqip Shalën dhe Besim Ismailin. Ai ishte i interesuar për sportin Kosovar e në veçanti interesimin e ka shprehur për KF”Dritën”.

Ai ishte i interesuar për të marrë disa opinione në lidhje me Shqiptarët që luajnë për shtetin Zviceran dhe veçanërisht për Xherdan Shaqirin se a ka simpatizantë dhe sa ka popullaritet në Kosovë.

Ai ishte i interesuar edhe për emrin e stadiumit dhe tha se ka dëgjuar se është përmendur emri i Xherdan Shaqirit.

Njëzëshëm Shala dhe Ismaili ju përgjigjën, duke thënë se qyteti ku jetojmë e mbështesin vetëm një emër , ai është Selami Osmani- Bezi, propozime ka pasur mirëpo ne emrin e kemi.

Fundamenti

Shaqiri është shume i popullarizuar mirëpo kur bëhet fjalë te emri i stadiumit aty nuk ka alternativë tjetër, vetëm emri i Selami Osmanit kënaq shpirtrat e qytetit ku jetojmë.

Interesimi i zhurnalistit zviceran ishte ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Shqiptareve të Zvicrës.

Shala tregon se biseduan për shumë çështjesh, si prej kohërave të arta e deri me sot, por këtë reportazh gazetari i sportit zviceran tha që do ta publikojnë një ditë para ndeshjes Shqipëri – Zvicer nëpër mediume zvicerane./rajonipress/