GRANDEMALL

Gazetari, burgu, këmba… !

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Nga Ismet Rashiti – Gazetarit, shkrimtarit dhe invalidit të luftës, Rrahim Sadiku.

Sa herë e takoja në qytet disi më bëhej shumë i pjekur, i pashëm, i ditur. Kishte flokë të zeza me kaçurrela, trup të shëndoshë e mendjendritur. Si duket nëna e kishte uruar me kohë t’i kishte të gjitha të mirat e botës. Si student kishte filluar të punonte gazetar. Shkruante poezi e tregime. Kishte para e vishej mirë. Megjithatë nuk ishte i kënaqur, kur shihte kudo njerëz të papunë, të varfur. Shumë syresh merrnin botën në sy për një kafshatë buke, një pjesë e madhe shkonin për t’u mos u kthyer kurrë në vendin e të parëve.

Gazetari shkruante pandërpre poezi, tregime, reportazhe. Shkruante në vargje, atë që ndjente në zemër, por nuk e thoshte hapur dot. Peizazhet e fshatit Komogllavë, fshatarët punëtorë, nxënësit dhe shkolla, ku kishte bërë hapat e parë, ishin bërë pjesë e jetës së tij. Shqipëria, Kosova, Bashkimi, ishin figurat që i silleshin çdo ditë në kokë dhe i derdhëte në bronx pa u vërejtur në vargjet e tij poetike. Shkëlqimi i borës në Sharrin e bukur që binte çdo mëngjes në ballkanin e shtëpisë, e frymëzonte shpirtin e tij sa deti. Shikimi i thellë i Gazetarit, përtej maleve kryelarta, paralajmëronte ditë të vështira. Në mendje i vinin simbole të çuditshme si borë, acar, stuhi, dhembje, ndjekje, burgje, tokë e skuqur nga gjaku. Ato që i shkruante ditën përmes metaforave, epiteteve e krahasimeve, i thoshte hapur dhe pa frigë natën në gazetën « Liria », ku shpërthente vrulli i tij djaloshar, e përkushtimi deri në fund për liri kombëtare.

Tashmë ngado që shkonte, mbrapa e përcillte një hije e zezë. Çdo shkronjë, çdo varg dhe çdo poezi apo tregim po shikohej me llupën e madhe në zyrat e sigurimit. Natën vëzhgohej drita e dhomës së tij që rrinte e dhezur deri në orët e mëngjesit. Ditën i vardiseshin njerëz të njohur e të panjohur, duke e rrahur shpinës. Nuk shkoi shumë kohë dhe papritur i vjen një ftesë me ngjyrë të kuqe : « Ftoheni të vini në zyrat e SPB, në F. të hënën, ora 14-të . Ishte kjo ftesa e parë të cilën gazetari, pasi e lexoi, luajti pak kokën me një buzëqeshje të lehtë dhe nisi t`i palonte ngadale të gjitha shkrimet e natës në një çese najloni. Sado që përpiqej të mos ndryshonte në fytyrë, nëna dhe bashkëshortja që e shikonin drejtë në sy, panë se diçka do të ndodhte me Gazetarin. « Nënës diçka nuk po ndihesh mirë sot. Ç`kado që të jet për hajrë qoftë, biro – i tha nëna, duke ja përkëdhelur flokun me kaçurele. « Rr. unë jam me Ty, me idealin dhe frymën tënde deri në fund të jetës.

Mos u mërzit se rruga që ke zgjedhur është rruga e nderit. Fëmijët do t’i rris ashtu si mundem dhe do t’i edukoj e shkolloj sa më mirë”, i tha bashkëshortja F. me zë të dridhur! Derisa po fliste bashkëshortja, Gazetarit i vëluan djersët ballit. Merrte frymë me të madhe sikur dëshironte të ngopej sa më shumë me dashurinë e nënës dhe bashkëshortes që nuk i bënte syri vërrr !

Fundamenti

Mezi iknin minutat. Dita e hënë dukej të jet tepër e largët. Sapo e futi në dhe çesen e najlonit me shkrime, papritur u fut në oborr vetura e policisë 101. Dolën shpejt dy, tre, katër polic. Pastaj erdhi vetura dytë e policisë dhe sërish dolën një, dy, tre katër polic. Pa vonuar shumë arritën edhe dy vetura tjera plotë me policë të uniformuar dhe me rroba civile. Hynë brenda, filluan të kontrollojnë në çdo cep të shtëpisë. Përmbysën çdo gjë kishte në shtëpi dhe dolën. Bashkë me disa libra, morën edhe Gazetarin. E futën në veturën e parë 101 dhe e dërguan në stacionin e policisë në qytetin F. pastaj në P. Filluan pyetjet, provokimet, britmat e përziera me pështymë së spërkatnin mbi fytyrën e kuqe të Gazetarit. Nuk vonoi shumë dhe filluan të rrahurat. Secili përpiqej të tregohej më besnik se tjetri. E rrëzuan në dysheme me duar e këmbë të lidhura. I hypën përmbi me shqelma e grushte. E përgjakën Gazetarin fytyrës. Ja hoqën teshat e trasha, e futën në ujë të ftohët , e lidhën dhe filluan t’i mëshonin trupit si bisha. Gazetari i shtrëngonte dhëmbët bashkë me trupin që i kërcente nga të rrahurit, derisa alivanosej dhe pastaj i hidhnin ujë të ftohët për ta sjellur në jetë « Trego shokët, pendohu », ishin fjalët që përsëriteshin nga sigurimi, gjatë gjithë kohës. Pastaj, Gazetari doli kryelartë para gjykatës dhe u dënua me disa vite burg të rëndë. Mbi tavolinë i mbetën lapsi, fletorja, maqina e shtypit dhe zyra e korrespondentit në Shkup.

Edhe pas burgut, Gazetari, gjithnjë i përndjekur, i internuar, i burgosur dhe i rrahur për vdekje nga UDB-ja.

Vite të gjata nën robëri kaluan. Erdhi koha e lavdisë, e çlirimit. Mbi qiellin e vërenjtur filluan të duken shkëndia drite. UÇK-ja kishte rrokur armët, kishte dalur në male. Gazetarit nuk i zihej vendi vend. Bashkëshortja, fëmijët prush të vegjël nuk kishte si ti strehonte sadopak. Policia e kërkonte gjithandej dhe kishte dëshirë t’a shtinte edhe njëherë në dorë. Të shfryhej deri në frymën e fundit. Ta mbyste ngadale për ato shkrime që kishte bërë, për atë farë që e kishte mbjellur disa vite më parë.

Gazetari ishte strehuar në një familje patriotike në fshatin Sllatinë të Epërme. Mbi atë digë të fortë nuk mund të kalonte policia sebe, pa e shkri të tërën atë familje patriotike e trime. Tash më duhet të dalë në male-tha Gazetari. Atje do të ndihem më i lirë, pa çka edhe nëse më merr plumbi. U radhitë krah çlirimtarëve. Në njërën dorë automatikun, në tjetrën sërish lapsin dhe fletoren. Bashkë me ushtarët e lavdisë lëvizte sa andej, sa këndej maleve të fshatit S. Një natë papritur shkelë mbi minën e armikut. Këmba i fluturon diku mbi male, ndërsa gjaku i kuq ra mbi tokë dhe mbi gjoksin e tij zjarr.

Gazetari ishte shtrirë për tokë. Nuk dinte si të vepronte në ato momente derisa erdhën shokët e luftës. E kishte marrë automatikun në dorë, e kishte kthyer drejtë kokës që ti ndalte dhimbjet e mëdha njëherë e përgjithmonë. Automatiku nuk shkrepi. Provon edhe njëherë, edhe dy herë sërish nuk kishte shkrepur. Gazetari kishte mbetur i shtrirë në tokën e tij të cilën edhe njëherë e ujti me gjakun e kuq. Dhembjet e mëdha sa dëshira për çlirim kombëtar, ja kishin përshkuar trupin e tij të shëndoshë. Gjaku që i shkonte si vade teposhtë asaj kodre, kishte bërë që Gazetarit ti dukej më e lehtë vdekja se jeta. Këmba i kishte fluturuar, ndërsa këpuca, e mbushur me gjak, i kishte mbetur pranë kokës dhe syve plotë shkëndija lirie. Edhe sot, Gazetari liridashës nuk e din ku e ka këmbën që e fali për çlirimin e Kosovës !/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.