UBT

Gazetarët shqiptarë e serbë diskutojnë për bashkëpunimin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në diskutimin e organizuar nga BIRN dhe Zyra e BE-së në Kosovë u nënvizuan problemet por edhe mundësitë e bashkëpunimit mes kolegëve shqiptarë e serbë. Gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga pjesë të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në Gjilan për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin e gazetarëve shqiptarë dhe serbë.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtueses (BIRN), në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësueses Speciale të Bashkimit Europian në Kosovë, organizoi diskutimin për gazetarë në të cilën u theksuan problemet dhe mundësitë e zgjidhjeve konkrete për forcimin e raporteve në mes të gazetarëve të dy etnive brenda Kosovës.

Kryetari i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan, Musa Sabedini, tha se natyra e punës na dallon por mundësi bashkëpunimi mes gazetarëve të komuniteteve të ndryshme ka pasur dhe ka. “Klubi ‘Beqir Musliu’ gjithmonë i ka pasur dyert e hapura për kolegët e komuniteteve të tjera”, tha Sabedini.

Teksa përmendi bashkëpunimin mes gazetarëve shqiptarë e serbë në rastin e trenit serb që synonte të hynte në Kosovë, Sabedini tha se ky bashkëpunim në të ardhmen duhet të rritet.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Shkëlqim Hysenaj, u shpreh se tani për tani ajo çfarë do të forconte bashkëpunimin mes gazetarëve serbë e shqiptarë është një medium i përbashkët.

Mobi Casa

“Normalisht, në këto rrethana aktuale gjëja me e mirë do të ishte që në Kosovë të ekzistojë një medium i bërë për të gjithë komunitetet”, tha Hysenaj.

Ai shtoi se një projekt i tillë është i vështirë të realizohet por do të ishte mundësia më e mirë për t’i bërë së bashku të gjithë gazetarët e komuniteteve të ndryshme.

Kurse, Jovan Simiq nga “TV Plus” nga Shillova e Gjilanit tha se bashkëpunimi mes gazetarëve serbë dhe shqiptarë në Gjilan është i kënaqshëm dhe korrekt.

“Bashkëpunimi mes gazetarëve në Gjilan është i kënaqshëm. Është korrekt. Në kohët e fundit kemi disa ngecje por jo në aspektin e ndonjë politike por rrethanat na kanë obliguar. Por, mendoj që para neve ka sfida të shumta dhe mund të punojmë që të përparojmë së bashku”, tha Simiq.

Ky projekt, i cili synon rritjen e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë, javën e kaluar u mbajt në Mitrovicë e do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme./kallxo.com/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.