Mobi Casa

Gazeta zvicerane, bileta për koncertet e Yllka Kuqit dhe Astrit Pallaskës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shpallja është publikuar të martën ndërsa biletat ishin të vlefshme për koncertet që ky çift do t`i mbante mbrëmë dhe sonte.

Gazeta nga Bazeli “Tageswoche”, si shpërblim për lexuesit e saj jep dy herë nga dy bileta për koncertet e këngëtares Yllka Kuqi dhe shoqëruesit të saj me piano, Astrit Pallaska, në “Bird`s Eye Jazz Club” të Bazelit.

Shpallja për këtë çmim është publikuar dje (të martën) në portalin e gazetës,ndërsa biletat ishin të vlefshme për koncertet që ky çift do t`i mbante mbrëmë dhe sonte.

Eco Higjiena

“Ju pëlqen muzika nga Ballkani? Ose, thënë më mirë: Ju pëlqen etno muzika popullore shqiptare dhe kosovare? Atëherë mprihni veshët: TagesWoche ndan 2X2 bileta për koncertin e Yllka Kuqit dhe Astrit Pallaskës në “Bird`s Eye Jazz Club”. 2 bileta për koncertin e të martës, 5 nëntor dhe 2 të tjera për atë të mërkurës, më 6 nëntor.

Astrit Pallaska shoqëron Yllka Kuqin me piano dhe akordeon. Ky duet prezanton këngë popullore nga Shqipëria dhe Kosova si dhe këngë të reja me motive nga historia shqiptare. Koncertet mbahen në kuadrin e festivalit “Culturescapes 2013”, i cili po realizohet duke pasur në fokus Ballkanin.

Dhe, ata që deshën të fitonin biletat, nuk e kishin të vështirë. Thjesht, duhej të ishin më të shpejtë: fitojnë ata të cilët bëjnë të parët komentet e tyre në portalin e gazetës. Kështu, më të shpejtët ndërkaq kanë fituar ndërsa loja është mbyllur shpejt, njofton tageswoche.ch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.