Fundamenti

Gazeta gjermane “Bild”: “Ortek azilkërkuesish nga Kosova”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gazeta më e madhe në Gjermani dhe në Evropë “Bild Zeitung”, në edicionin e saj të së dielës i ka kushtuar ballinën temës së azilkërkuesve nga Kosova. Fakti që kjo gazetë i është përkushtuar kësaj teme dhe jo- të themi luftës në Ukrainë apo Konferencës së Sigurisë në Munih është mjaft domethënës.Gjermania tash disa muaj po ballafaqohet me temën e azilkërkuesve dhe politikës ndaj tyre raporton Gazeta ‘Bild” nga Berlini.

Ballina e gazetës “Bild”, i cili në edicionin e së dielës shitet në 3 milionë ekzemplarë, nxjerr artikullin për emigrantët kosovarë me titull: “Ortek azilkërkuesish nga Kosova”, dhe më pas vijon rrëfimi për atë sesi nga 500 kosovarë në ditë janë duke e lëshuar vendin e tyre me destinacionin kryesor Gjermaninë.

“Diplomantët kanë bërë thirrje për masa urgjente për t’i parandaluar emigrantët që të kërkojnë azil në shtetet e Evropës dhe sidomos Gjermani”, raporton kjo gazetë.

Hidromorava

Eksodi i ikjes së shqiptarëve të Kosovës për në vendet e perëndimit ka arritur shifra alarmante, që kjo nuk mbahet mend që nga koha e represionit. Madje punë nuk ka kryer as një rezolutë e miratuar në Kuvendin e Kosovës për ndaljen e kosovarëve që ta lëshojnë vendin.

Pos kësaj kjo gazetë në këtë edicion ka edhe komentin e ditës nga kolumnisti i saj Peter Hahne i cili kritikon politikën gjermane që nuk i qaset më me shumë humanizëm kësaj teme. /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.