ARKATANA

Gaxherri: Në momentin që Haradinaj e heq taksën, PDK do ta rrëzojë Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se me taksën po bëhet lojë nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Gaxherri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe qeveritë e mëhershme kanë pasur plane për vendosjen e taksës, por partnerët ndërkombëtarë kanë sugjeruar të mos merret një vendim i tillë.

“Taksa është vendosur me inercion, pa konsultim dhe pa u menduar fare. Në fillim dihet që bënin garë se kush e vendosi atë. Tash ka ardhur situata që dikush thotë se duhet mbajtur, e dikush tjetër të pezullohet ose largohet”.

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se taksa për momentin ka mbetur si një “armë” që po përdoret për goditje brenda Qeverisë, e jo kundër Serbisë.

Mobi Casa

“Jam e bindur që edhe nëse largohet taksa, Serbia do të bëjë lojëra për të mos u ulur në dialog”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Gaxherri është shprehur e bindur se në momentin që largohet taksa Qeveria do të rrëzohet.

“Kjo taksë për momentin është armë në dorën e Kryeministrit, pasi që nëse largohet kjo taksë PDK do të rrëzojë këtë Qeveri”, tha Gaxherri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.