ARKATANA

Gatuso: Ujkanin se duan këtu, por kam besim tek ai

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Trajneri i Palermos, Gennaro Gattuso i ka dalë në mbrojtje Samir Ujkanit. Ish futbollisti i njohur italian, i cili nga ky sezon do ta udhëheq klubin sicilian, ka besim tek portieri kosovar, i cili u rikthye tek Rosanero pas periudhës gjashtë muajshe si huazim që e kaloi në Chievo.

“E them me përgjegjësi që kam dy portierë të mirë. Edhe pse Ujkanin këtu nuk e duan, për mua është një portier i mirë. Për momentin e kemi Sorrentinon dhe nuk po e qajmë kokën. Mirëpo, edhe nëse ai largohet, ne do ta vendosim një portier të mirë dhe jemi të qetë”, deklaroi ish futbollisti i Milanit për uebfaqen Mediagol.it.

Uji Dea

Përfaqësuesi shqiptar shfaqi disa pasiguri në pjesën e parë të sezonit të kaluar, pasi u rikthye pas tri vjetësh huazimi në Novara. Ish portieri i Anderlechtit është i vendosur që këtë vit t’i bind tifozët dhe drejtuesit e Palermos me cilësitë që i posedon./express/