Hidromorava

Gashi: Zgjedhjet, e vetmja zgjidhje

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

“Po të ishte AKR në Kuvend, ngërçi politik nuk do të ekzistonte fare. Ne për afër 1000 vota kemi dështuar të hyjmë në Kuvend, duke pasur parasysh edhe manipulimet e shumta që kanë ndodhur. I është bërë një dëm edhe AKR-së edhe skenës politike. Për këtë arsye mendojmë që do të duhej të kishte zgjedhje në mënyrë që të kompletohet skena politike me AKR-në dhe të fillojë ndërtimi i institucioneve”, ka thënë Gashi

Nënkryetari i AKR-së, Dardan Gashi, ka thënë se partitë politike për interesa krejtësisht personale janë duke vazhduar krizën institucionale në vend. Ai në një intervistë për gazetën Tribuna ka thënë se ilaçi i vetëm për të tejkaluar këtë ngërç janë zgjedhjet e reja, e të cilat do të bënin edhe njëherë subjektin e tij politik AKR-në, pjesë të skenës politike në vend. Madje ai vlerëson se sikur AKR-ja të ishte parti parlamentare, Kosova nuk do ta përjetonte këtë krizë, dhe se vendi tashmë do të ishte me institucione të besueshme. Për Gashin AKR-ja ka pasur ministrat më të pastër në Qeverinë Thaçi, por kjo nuk është reflektuar sa duhet te votuesit, të cilët nuk i dhanë besimin këtij subjekti për të qenë pjesë e legjislaturës së pestë të pasluftës në Kosovë.

Tribuna: Si e komentoni ngërçin politik?
Gashi: Në përgjithësi kjo situatë nuk i sjell ndonjë të mirë vendit. Është një situatë ku partitë ose disa parti në mënyrë të papërgjegjshme po e dërgojnë vendin në një klimë shumë të keqe politike. Përveç që po pengojnë ndërtimin e institucioneve, është duke u rrënuar një klimë e cila është ndërtuar me mund që prej pasluftës.

Tribuna: A mendoni se janë të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme?
Gashi: Vetëm zgjedhjet e parakohshme do të mund ta rirregullonin këtë klimë. Cilido grup që tash e formon qeverinë, do t’i duhet ta formojnë pak a shumë kushtimisht me dhunë, në kuptim të asaj që nuk ka qartësi, dhe gati të gjitha partitë e kanë humbur legjitimitetin dhe nuk mund të krijojnë situatë ku krijohet qeveria në mënyrë të qartë. Çdo tentativë që tash institucionet të krijohen jashtë rregullave sjell më shumë dëme sesa dobi dhe rrjedhimisht vetëm zgjedhjet e reja mund ta qartësojnë këtë situatë.

Fundamenti

Tribuna: A po i mungon skenës politike AKR dhe Behgjet Pacolli?
Gashi: Po të ishte AKR në Kuvend, ngërçi politik nuk do të ekzistonte fare. Ne për afër 1000 vota kemi dështuar të hyjmë në Kuvend, duke pasur parasysh që edhe manipulimet e shumta që kanë ndodhur. I është bërë edhe një dëm AKR-së edhe skenës politike. Për këtë arsye mendojmë që do të duhej të kishte zgjedhje që të kompletohej skena politike me AKR-në dhe të fillojë ndërtimi i institucioneve.

Tribuna: Cili do të ishte prezantimi AKR-së nëse do të kishte zgjedhje të jashtëzakonshme?
Gashi: Ashtu siç e kemi thënë edhe më herët, ne jemi një strukturë që ka qenë në qeveri e vazhdon të jetë, e cila ka qenë e vazhdon të jetë e pastër, që ka punuar, por duket që votuesit nuk e kanë parë qartë herën e kaluar, ose ne nuk kemi qenë të kujdesshëm që këtë informatë ta dërgojmë sa duhet. E dyta, po shihet se ka papërgjegjësi të mëdha në sjelljet e partive të tjera. Vendit i duhet një parti e cila është e interesuar të punojë, të respektojnë ligjin dhe të ndërtojë institucione dhe jo çështjet personale t’i bartë në nivel politik.

Tribuna: Çfarë ka sjellë deri te polarizimi kaq i madh i skenës politike?
Gashi: Interesi thjeshtë personal i disa njerëzve në skenë që me çdo kusht të marrin një pozitë të caktuar dhe që nuk u intereson fati i vendit, por vetëm mënyra se si të arrijnë deri te një post në krye të vendit, dhe një urrejtje e panatyrshme dhe false që është krijuar që dikujt t’i pengohet me çdo kusht që edhe pse del fitues, t’i pengohet formimi i qeverisë. Pra sjellje e papërgjegjshme e disa individëve që po dërgojnë vendin në këtë situatë. Prandaj zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme që këto lloj sjelljeje të politikanëve të dënohen nga votuesit. Askush nuk ka dalë në zgjedhje që të shpërblejnë interesat personale dikujt, por për të krijuar institucione. Mendoj se po të ketë zgjedhje të reja, këta do të dënohen.

Tribuna: Si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese?
Gashi: Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime të mëdha. Dy presidentë të vendit, duke përfshirë edhe presidentin Pacolli, kanë qenë “viktimë“ e vendimeve të paqarta të Gjykatës. Vendimet janë respektuar edhe pse nuk kanë qenë plotësisht të qarta dhe ka pasur dyshime nëse kanë qenë të drejta. Dikujt mund të mos i pëlqejë ky vendim, por është i bazuar në rregullore të Kuvendit edhe në kompetencat që i ka Gjykata Kushtetuese të marrë vendime të tilla. Mendoj që gjykata nuk do të duhej që të paragjykonte nëse do të duhej të kishte zgjedhje të reja, se nuk është në kompetencën e saj. Përndryshe gjykata e ka kryer obligimin e vet dhe ne duhet ta respektojmë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.