UBT

Gashi: Uka s’ka pretendime për kreun e LDK-së

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Dardan Gashi, një nga themeluesit e “Listës Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë se kjo listë do të rikthehet në shtëpinë e vet, LDK-në. Ai ka thënë se Bujar Bukoshi dhe Ukë Rugova duhet të kenë rol udhëheqës, vendimmarrës në LDK.

Gashi nuk ka dashur të tregojë nëse është fjala që njëri prej tyre ta zë postin e nënkryetarit. “Z. Bukoshi dhe z. Rugova duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në LDK për shumë arsye, veçanërisht se kanë dhënë kontribut të madh që nga themelimi i partisë”, ka thënë Gashi në intervistën për “Epokën e re”.

Hidromorava

Ai ka treguar se as Bujar Bukoshi dhe as Ukë Rugova nuk kanë pretendime të garojnë për të parin e LDK-së. “LDK-ja e ka liderin. Ai është Isa Mustafa”, është shprehur Gashi.

Ai ka njoftuar se “Lista Dr. Ibrahim Rugova” do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës me Hashim Thaçin deri në fund të këtij mandati për shkak të stabilitetit politik./Epoka e Re/