Mobi Casa

Gashi: Thaçi po provokon trazira sociale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi shfaqet histerik, me parafushatën që e ka nisur për tash e sa kohë. Duke folur në debatin e Info Magazine në Klan Kosova, Gashi ka thënë se Thaçi, po provokon trazira sociale.

“Tashmë vendi ka hyrë në një situatë. Kjo është një situatë që nëse nuk menaxhohet me kujdes, mund të shkaktojë trazira sociale. Kosova mund të shkojë pas 5-6 muajve në trazira sociale dhe ky është një rrezik shumë i madh”, theksoi ai.

Gashi ka shprehur dyshimin nëse kapaciteti buxhetor i Kosovës i përballon vendimet e kryeministrit Thaçi.

“Nëse ti nuk je në gjendje me ju përgjigj 25 milionë eurove për Fabrikën e Tubave, 100 milionë euro UÇK-së, 100 të tjera kontratës kolektive. Këtu ka ndodhur disbalanc, ku sektori publik po bëhet më atraktiv se sektori privat. Është rrezik shumë i madh”, pohoi deputeti i LDK-së

Hidromorava

Ai akuzoi edhe më tutje kryeministrin Thaçi.

“Vetëm një person në histeri nga humbja mundet me vepru kështu. Nuk ka asnjë logjikë tjetër të shëndoshë në këtë punë. Këto pesë gjashtë veprime është dashur të bëhen me planifikim. Rritje të pagave graduale pa e ndikuar inflacionin, planifikimi në kohë për kontratën kolektive dhe të tjera”, tha ai.

Gashi paralajmëroi se fitorja e LDK-së po vjen dhe se partia e Isa Mustafës shumë shpejt do ta shpalos programin e ri qeverisës. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.