FIDANISHTJA

Gashi: Thaçi nuk mund të thërret seancë të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Arben Gashi nga LDK, thotë se Kryeministri Thaçi nuk mund të thërras seancë të jashtëzakonshme, pasi ligji është në procedura kuvendore. Thekson se e përkrahin Ligjin për veteranët, por me amendamentet e propozuar nga LDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Kryeministri, Hashim Thaçi, nuk mund të thërras seancë të jashtëzakonshme, kur Ligji është në procedurë kuvendore.

Ky qëndrim nga tabori i partisë më të madhe opozitare vjen menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se nëse Kryesia nuk e futë të hënën në rend dite Ligjin për veteranët e luftës, atëherë do të thërras seancë të jashtëzakonshme Kuvendin.

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, në një prononcim për lajmi.net thotë se do ta përkrahin Ligjin, por me amendamentet që i ka propozuar LDK’ja, shkruan Botapress.

“Ligji është në procedurë kuvendore dhe Kryeministri nuk ka të drejtë që të thërras seancë të jashtëzakonshme”.

Uji Dea

“Ne e kemi përkrahur dhe do ta përkrahim Ligjin, por me amendamentet që i ka propozuar nga LDK’ja”.

Ligjin për veteranët e Luftës nuk ka mundur të futet në rend dite në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, për shkak se nuk arriti të marrë 2/3 e votave të deputetëve

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe deputetët e komunitetit serb, kanë votuar kundër futjes në rend dite të këtij Ligji me procedurë të shmangur.

GP i LDK’së , kishte kërkuar që Ligjin për veteranët e luftës të futen edhe disa amendamente që njohin kontributin e ushtarëve të FARK’ut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.