Hidromorava

Gashi starton kundër Realit, mungon Xhaka

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sipas të gjitha gjasave, trajneri i Baselit Paulo Sousa dyshen e sulmit kundër Los Blancos do t’ia besojë Gashit dhe të riut 17-vjeçar, Embolo. Baseli i Shkëlzen Gashit, Arlind Ajetit dhe Taulant Xhakës është gati për t’u përballur me Realin e Madridit, edhe pse në sfidën e St Jakob Park kampionët e Zvicrës do të vuajnë mungesën e Xhakës i cili vazhdon të jetë i dëmtuar.

Sipas të gjitha gjasave, trajneri Paulo Sousa dyshen e sulmit kundër Los Blancos do t’ia besojë Gashit dhe të riut 17-vjeçar që kërkohet nga shumë ekipe me emër në Europë, Embolo. Numri 1 i stolit të Baselit në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje deklaroi se skuadra e tij duhet të zhvillojë një ndeshje perfekte në të gjitha aspektet pasi vetëm në këtë mënyrë mund të marrë një rezultat pozitiv përballë kampionëve të Europës.

“Në çdo sfidë ne futemi me objektivin për të fituar. Gjithsesi kur përballë ke Realin e Madridit gjërat ndryshojnë. Në prag të një ndeshjeje të tillë duhet t’u kushtojmë rëndësi shumë të veçantë edhe detajeve më të vogla pasi nëse nuk e bën diçka të tillë, një klub si Reali të ndëshkon. Ne dëshirojmë të zhvillojmë një ndeshje të ngjashme si ajo ndaj Liverpoolit pasi duam të vazhdojmë aventurën tonë në Champions. Fakti që Reali i Madridit ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër mund të jetë një avantazh për ne? Jo, nuk e besoj diçka të tillë pasi në të njëjtën pozitë ishin edhe sezonin e kaluar dhe shpartalluan Galatasaray-in me një breshëri golash”.

Mobi Casa

Më pas Paulo Sousa foli për gjendjen e lojtarëve të dëmtuar në skuadrën e tij, dhe në veçanti për Taulant Xhakën.

“Giovani Sio të hënën u dëmtua në gju dhe nuk do të luajë. Sa i përket Xhakës ai po përmirësohet ndjeshëm por ende nuk është gati për të zbritur në fushë. Duhet edhe pak kohë që Taulanti të riaftësohet plotësisht”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.