Eko Higjiena

Gashi: Rugova edhe kundërshtarët i trajtoi me dinjitet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë reaguar ndaj kritikave që kohëve të fundit i janë bërë ish presidentit dhe kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova, duke thënë se personaliteti i Rugovës është jashtë personaliteteve të një partie politike.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se Rugova ka qenë dhe është një personalitet i cili arrit t’i japë dinjitet vendit të vet, siç është Kosova.

“Rivalët e dikurshëm politik, dhe rivalet e dikurshëm profesionalë, kanë arritur që sot ta diskutojnë në mënyrën me të ulët të mundshëm një personalitet të tillë. Nuk është e moralshme të trajtohet në mënyrë të tillë, një personalitet i cili edhe rivalët e vet i trajtoi me dinjitet”, tha Gashi.

Ndërsa, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënët se ngritja e politikanëve të Kosovës në politikë, është bërë në bazë të tri vendime kryesore, njëri në rrafshin ekonomik, dhe dy të tjerët politikë.

Fundamenti

“Po e theksoj edhe një herë, me tri vendime janë ngjitur në karrierë shqiptarët në shekullin e fundit: duke e pranuar dhe zbatuar privatizimin neoliberal; duke hequr dorë nga bashkimi kombëtar; dhe duke i çarmatosur dhe demilitarizuar shqiptarët. Të gjitha këto karriera janë karriera të tradhtisë, të turpit, janë karriera të pabesisë, janë karriera që dëmtojnë brezin aktual dhe rrezikojnë brezin e ardhshëm”, tha Kurti.

Deputetja Alma Lama ka ngritur çështjen e mos miratimit të projektligjit për statusin e dëshmorëve, invalidëve veteranëve e tjerë, por edhe të grave të dhunuara. Madje, ajo ka lëshuar edhe një zë të incizuar në telefon se si një grua e dhunuar ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë ligjin për gratë e dhunuara.

Në këtë rast ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, duke i thënë asaj se duhet ta bëjë dallimin dhe mos ta ngatërrojë detyrën e gazetarit me atë të deputetit, transmeton Kosovapress.

Në këtë pikë të rendit të ditës, deputetët ngritën edhe çështje tjera, që ishin me interes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.