RCCOLA

Gashi: Qytetarët e Artanë nuk besojnë më në gënjeshtra

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Abdyl Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje në Artanë ka shkruar se pushteti në këtë komuna ka filluar me premtime boshe se do i punësojnë ata që tërhiqen nga kandidatura për Asamble nga Lista e Vetëvendosjes. Këto gënjeshtra janë të kota, sepse qytetarët e Artanës nuk besojnë ma në gënjeshtra të tilla ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë i Abdyl Gashit

Mobi Casa

Te nderuar qytetarë të Artanës.
Hipokrizia e Pushtetarëve Komunal nuk ka të ndalur, e kuptojmë friken e tyre sepse kjo frik vjen pasi qe Lëvizja VETËVENDOSJE është fuqizuar ne te gjithë Kosovën, por edhe në Artanë.

Paskan filluar me premtime boshe nëse na përkrahni ‘ne ju nënshkruajmë vende pune te noteri’ edhe ma keq nëse tërhiqni prej kandidaturës për Asamble nga Lista e Vetëvendosjes do t’ju garantojmë një Drejtorat dhe vende pune, edhe për këtë paskan premtuar që arrijmë marrëveshje te noteri. Këto gënjeshtra janë të kota, sepse qytetarët e Artanës nuk besojnë ma në gënjeshtra.