“Gashi përdori vajzën për të mbuluar parregullsitë”

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, sipas opozitës po e përdorë mos regjistrimin e vajzës së tij në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në UP, për t’i mbuluar parregullsitë e mëdha në regjistrimin e studenteve. Vajza e rektorit Gashi, e cila ka aplikuar në Departamentin e Arkitekturës, nuk kishte arritur të marrë më shumë se 61.58 pikë në total, kurse me 67.83 pikë ishte kandidati i fundit që ishte pranuar në këtë drejtim.
Teuta Haxhiu, anëtare e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, thotë se kjo nuk tregon besueshmërinë e procesit, apo se gjërat kanë shkuar në rregull. “Është gjëja më e vogël që mundet më i dhënë kahje të drejtë këtij procesi. Për mendimin tim, dikush ka luajt me të, ndoshta edhe me vetëdije të familjes.
Nuk është një gjë e mirë, absolut procesit kjo nuk i ndihmon”, është shprehur Haxhiu. Deputetja nga radhët e AAK-së ka thënë se asaj i vjen keq që nga zyrtarët e UP-së është justifikuar rregullsia në UP, përmes mosregjistrimit të kësaj vajze. Kjo për faktin, se siç thotë Haxhiu, “nesër apo pasnesër ajo vajzë do të regjistrohet, jam më se e sigurt”.(Tribuna)