ARKATANA

Gashi për deklaratat e Kurz: BE-ja s’ka vija të kuqe për dialogun

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka komentuar deklaratat e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për të cilin tha se ka përfaqësuar qëndrimin e BE-së karshi dialogut Kosovë-Serbi.

“BE-ja s’ka vija të kuqe, kushtimisht po them, sa i përket dialogut. Njëjtë nuk kanë shumica e shteteve anëtare të BE-së. BE-ja si kolektiv nuk ka shprehur ndonjë përkufizim për dialogun”, tha ai në Klan Kosova.

ARKATANA

“Austria në asnjë mënyrë nuk ka ndonjë tendencë ose pretendim që të përzihet në punët tona. Por, sugjerimi është që në duhet të jemi kreativ për te gjetur një zgjidhje të përhershme me Serbinë”.Gashi ka vlerësuar se mungon uniteti politik në Kosovë në lidhje me negociatat me Serbinë.

Sipas tij është e nevojshme që sa me parë të krijohet një platformë, dhe se momentumi aktual nuk bën të humbet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.“Duhet të jemi të vetëdijshëm që Serbia po futet në negociata për një arsye. Rruga e Serbisë në BE çon përmes Prishtinës, përmes dialogut dhe finales në mes të Kosovës me Serbinë. Në një moment BE-ja mund t’i thotë Serbisë ‘po negociojmë për anëtarësimin, ndërsa Kosovën e trajtojmë në mënyrë të veçantë’. Nuk është se do të na presin, këtë na kanë thënë miqtë tanë vazhdimisht”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.