Uji Dea

Gashi: Nuk mund të ndodhë ta votoj Thaçin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka theksuar se Partia Demokratike të Kosovës (PDK) është duke spekuluar se “brenda deputetëve të ardhshëm të LDK-së ka individë që do ta votojnë Thaçin për kryeministër”.

Gashi ka theksuar se ai edhe pse ka disa pakënaqësi brenda partisë së tij, kjo nuk do të thotë që ai do ta përkrah qeverinë e prezantuar nga PDK-ja.

Uji Dea

“Unë mendoj që kjo PDK-ja është parti e kriminalizuar dhe nuk mund të ndodhë që unë do ta përkrah”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndërsa, i pyetur rreth zërave që janë brenda strukturave të larta të LDK-së, që nuk e pëlqejnë pozicionim e partisë brenda marrëveshjes së opozitës (LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën), Gashi ka thënë se “shprehja e pakënaqësive nuk do të thotë që t’i do ta përkrahësh PDK-në”.

“Brenda në forume të partisë do të diskutohen të gjitha pakënaqësitë dhe pas kësaj do të merren vendimet të cilat duhet të respektohen nga të gjithë”, ka thënë Gashi./Telegrafi/