Eko Higjiena

Gashi në 11-shen e javës në Champions

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shkëlzen Gashi është inkuadruar në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi kosovar i Baselit i ndihmoi skuadrës së tij të barazojë 1:1 në udhëtim te Liverpool me çka ata u kualifikuan për në fazën tjetër të garës.

Dhe faqja zyrtare e UEFA-s e ka inkuadruar atë në 11-shen më të mirë të xhiros së gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve.

Gashi së fundi nuk ishte ftuar nga Kombëtarja shqiptare për miqësoret me Francën e Italinë.

Uji Dea

Ai në Basel erdhi gjatë verës nga Grasshopersi. Gashi ka realizuar një gol këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Ai shënoi në fitoren e Baselit në shtëpi ndaj skuadrës modeste, Ludogorets. Ai ishte goli i parë i Gashit në garën më prestigjioze të futbollit evropian.