UBT

Gashi: Me kërkesën tonë, në buxhet edhe 11 projekte për vendbanimet shqiptare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lëvizja Vetëvendosje në Artanë do të vazhdoi të adresojë dhe mbrojë interesat e qytetarëve të Komunës së Artanës. Kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve të kësaj komune duhet të marrin përgjigje institucionale. Ne do të përcjellim me vëmendje përmbushjen e këtyre projekteve thotë Abdyl Gashi.

Në Seancën e fundit të Asamblesë Komunale në Artanë të mbajtur më 27.09.2018 në rend të ditës ishte edhe pika për shqyrtimin dhe aprovimin e Buxhetit për vitin 2019. Ekzekutivi kishte propozuar një projektbuxhet që nuk përfaqësonte kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe nuk reflektonte shpërndarje të drejtë dhe të barabartë. Madje edhe nga aspekti teknik dhe profesional propozimet ishin tërësisht të, pa të dhëna dhe pa ndonjë sqarim apo detaje se ku do te shpenzohet ky buxhet.

Si asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Komunës së Artanës, u detyrova që të kërkoj pauzë nga Kryesuesi me qëllim të harmonizimit të këtij projektbuxheti me kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve.

Me iniciativën e Lëvizjes VV paraqitëm propozime konkrete, me qëllim që të përfshihen në buxhetin e komunës. Propozimet u harmonizuan dhe u dakorduan edhe me asambleistët tjerë shqiptarë nga opozita, nga AKR dhe PDK. Propozimet e opozitës kaluan në Kuvend, duke u bërë kështu pjesë e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Eco Higjiena

Këto projekte që prekin direkt vendbanimet dhe nevojat e shqiptarëve të Artanës, përfshijnë:
1. Asfalltimi i rrugës në fshatin Llabjan, Varrezat – Dikovit në të dyja drejtimet;
2. Asfalltimi i rrugës në fshatin Brus, lagjja e parë;
3. Asfalltimi i rrugës në fshatin Pasjak, Lagjja e re;
4. Asfalltimi i rrugës në fshatin Llabjan, Shkollë – Degellaj;
5. Kanalizimi në fshatin Tullar, Lagjja e poshtëm;
6. Kanalizimi në fshatin Llabjan, tek marketi Migros;
7. Ndriçimi në fshatin Kosaq, Lagjja e Epërme;
8. Ndriçimi në fshatin Vllasali;
9. Ndriçimi në fshatin Koznic
10. Rregullimi i urës në fshatin Brus;
11. Vaksinimi i bagëtive në tërë territorin e Komunës së Artanës.

Të gjitha këto propozime u votuan nga Subjektet Opozitare siç janë: Lëvizja Vetëvendosje, AKR dhe PDK, por jo edhe nga ata që janë pjesë e qeverisjes siç është LDK-ja.

Lëvizja Vetëvendosje në Artanë do të vazhdoi të adresojë dhe mbrojë interesat e qytetarëve të Komunës së Artanës. Kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve të kësaj komune duhet të marrin përgjigje institucionale. Ne do të përcjellim me vëmendje përmbushjen e këtyre projekteve thotë Abdyl Gashi./rajonipress/