Gashi-Kurtit: Fjalët që përshkruajnë qeverisjen tënde janë krim, korrupsion, mashtrim, dështim e paaftësi!

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, në seancën e kuvendit, ku po diskutohet për qeverisjen e Albin Kurtit gjatë këtij mandati , tha se fjalët që e përshkruajnë këtë qeverisje, janë korrupsion, paaftësi, krimi, nepotizëm e korrupsion.
“Krim, korrupsion, paaftësi, janë fjalët që përshkruajnë qeverisjen tënde. Kryeminister je i dobët, i paaftë i korruptuar. Qytetarët duhet të ndëshkojnë, sepse se meriton asnjë ditë më shumë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka dështuar. Ke bërë shkelje të rënda kushtetuese në vazhdimësi”, ka thënë Gashi.
Teksa ka thënë se skandalet e kësaj qeverie s’kanë të ndalur, ka pohuar se i vetmi sukses i kësaj qeverie, është hartimi i doracakëve për edukaten seksuale./Indeksonline/