Hidromorava

Gashi: Kryetari i Artanës duhet të ndiqet penalisht për shumë keqpërdorime

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ky kryetar vazhdon të mbajë pengë postin e Kryetarit, sepse fare nuk mërzitet për brengat e qytetarëve. Një kryetar i cili bojkoton Kuvendin Komunal, ai kryetar duhet qe të jap dorëheqje, të lirojë rrugë që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin një Kryetar, i cili do të tregojë përgjegjësi para qytetarëve. Si Lëvizje VV në Artanë, do të fillojmë edhe me kallëzime penale, në mënyrë që këtë ‘kryetar të papërgjegjshëm e keqpërdorues të buxhetit komunal ta largojmë nga pozicioni i Kryetarit, e të merrë ‘dënimin e merituar” ka thënë Abdyl Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje në Artanë.

Abdyl Gashi ka thënë se në Seancën e Kuvendit Komunal në mbledhjen e XII (12)-të të fundit për këtë vit 2018 u bojkotua nga Kryetari dhe drejtorët. “Në vend se Kryetari i Komunës të vije te raportojë për punët e tij së bashku me drejtorët, ata bojkotojnë Kuvendin Komunal. Por, me vetë faktin që bojkotojnë Kuvendin si dhe i ikin përgjegjësisë për të raportuar Kuvendin, kjo na tregon që Kryetari dhe drejtorët përgjatë një viti nuk kanë punuar fare. Unë si asambleist i Lëvizjes shfrytëzova të drejtën time qe t’i informojë asambleistët të tjerë si dhe qytetarët lidhur me keqqeverisjen komunale në krye me Sfetislav Ivanoviq i cili emëron Drejtorë të cilët nuk vijnë fare në vend të punës. Po ashtu ka drejtor i cili jeton në Serbi edhe janë dy apo tre drejtorë të tjerë që nuk kanë bërë asnjë punë me të cilën mund t’i vlerësojnë qytetaret. Me sa duket ata janë të interesuar që t’i marrin pagat dhe të vetëkënaqen ka thënë Abdyl Gashi.

KKVITI

“Sot në Asamble Komunale edhe njëherë përmenda punësimin e ‘bashkëshortes’ së Kryetarit e cila vazhdon të merr pagë pa vijuar asnjë ditë pune. Për këtë mbajë përgjegjësi sepse kam fakte dhe argumente. Po ashtu Shëndetësia gjendet në një gjendje të mjerueshme, ku nuk gjendën gjërat elementare ne QKMF-të e Komunës se Artanës, Projektet e ndriçimit të cilat kanë përfunduar asnjëra nga to nuk është funksionale, mungon ndriçimi, vetëm shtyllat pa ndriçim ekzistojnë. Vjedhjet e kafshëve të makinave pothuajse kanë arritur të normalizohen, sikur nuk po ndodhë asgjë. Sot na erdhi një kërkesë prej stacionit regjional të policisë që Kuvendi të merrë vendim për ndarjen e një parcele për ta ndërtuar një Nënstacion Policor dhe kjo është e pamundur të nxjerrim vendim, pa drejtorin përkatës ku do të saktësonte pronat se cilat janë prona të Komunës” ka thënë tutje Gashi.

Sipas tij kjo është dëshmi që Kryetari s’ka fare bashkëpunim me Policin, prandaj kemi vjedhje të kafshëve, të makinave, thyerje të shtëpive nga hajnat që rrezikojnë edhe jetën e secilit banorë të Artanës. “Me një fjalë ky kryetar vazhdon të mbajë pengë postin e Kryetarit, sepse fare nuk mërzitet për brengat e qytetarëve. Një kryetar i cili bojkoton Kuvendin Komunal, ai kryetar duhet qe të jap dorëheqje, të lirojë rrugë që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin një Kryetar, i cili do të tregojë përgjegjësi para qytetarëve. Si Lëvizje VV në Artanë, do të fillojmë edhe me kallëzime penale, në mënyrë që këtë ‘kryetar të papërgjegjshëm e keqpërdorues të buxhetit komunal ta largojmë nga pozicioni i Kryetarit, e të merrë ‘dënimin e merituar” Unë do të vazhdoj punën time si asambleistë i Lëvizjes VV, do t’i shfrytëzoj të gjitha të drejtat ligjore në mënyrë që sa më shpejtë ta largojmë këtë qeverisje keqpërdoruese, sepse kjo është në të mirë të qytetarëve të Artanës” ka përfunduar Gashi./rajonipress/