Mobi Casa

Gashi: Kryeministër, ku je?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurtin, pasi që, sipas tij, ky i fundit nuk e tha asnjë fjalë për zhvillimet e fundit në vend dhe kishte zero përgjegjësi nga qeveria të cilën ai e udhëheq.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, kritikoi Kurtin duke thënë se ai kishte shumë fjalë e një qëllim, votat.

“Kryeministër, ku je? Gjersa po të ngritën struktura paralele, ti ku je?”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë i Gashit:

Fundamenti

“Asnjë fjalë dhe zero përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës

“Na ishte seç na ishte një politikan”, i cili kishte fjalë shumë e një qëllim, votat. Tani asnjë fjalë, përgjegjësi assesi, e reagim kurrsesi.

Kryeministër, ku je? Gjersa po të ngritën struktura paralele, ti ku je? Serbia po investon mbi 6 milion euro, për ndërtimin e objektit prej 10.575 metra katrorë, të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Kujtojmë se Qeveria e Serbisë ka investuar një shumë prej mbi 6 milionë euro për ndërtimin e objektit të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”, ku dje pjesëmarrës në vënien e gurthemelit të këtij objekti ishte edhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.