Gashi kërkon nga kryetari i Artanës që të merret me problemet e qytetarëve

Gjilan – Të dashur qytetarë të Artanës të mërkurën është mbajtur seanca e dhjetë e Kuvendit Komunal të Artanës. Në këtë seancë në rend të ditës na erdhi një pikë shumë e ndjeshme dhe më tepër provokative NDRYSHIMI I MBISHKRIMEVE NË KOMUNË, ndryshe nga ato ekzistuese. Për neve si VETËVENDOSJE! një gjë e tillë ishte e papranueshme dhe më kërkesën tonë bashkë me partitë opozitare dhe disa asambleistëve tjerë bëmë kërkesë që kjo pikë e rendit të ditës të hiqet, që mos të shkaktojë probleme ndër etnike. Me shumicë të votave u votua që të tërhiqet. Ne bëmë thirrje Kryetarit të Komunës Sfetislav Ivanoviq që të merret me qindra probleme të cilat e preokupojnë qytetarin dhe të hjek dorë nga këto propozime të cilat janë të rregulluara me statutin e Komunës dhe me ligjet e Republikës ka thënë Abdyl Gashi.

Po ashtu kem ngritur shqetësimin lidhur me ndarjen e mjeteve për familjet të cilat janë dëmtuar nga vjedhjet e fundit të bagëtive që shkon shifra deri 5.000 €. Ne si asambleistë nuk kemi pa asnjë listë të familjarëve të cilëve ju është dhënë bagëti apo të holla edhe për faktin që është formuar një komision nga anëtaret e kuvendit për ta përcjellë ketë.

Por ky komision as që është mbledhur. Ne kemi dyshime për parregullsi që mund të jenë bërë në ndarjen e këtyre mjeteve, andaj kërkojmë me këmbëngulësi që të dimë se këto mjete kanë shkuar në vendin e duhur apo janë keqpërdorur nga Kryetari i Komunës.

Poashtu kemi shprehë shqetësimin lidhur me palestrën sportive në Llabjanë, e cila nuk është funksionale me muaj të tërë për shkak të neglizhencës së Komunës, sepse aty mungon vetëm ndriçimi. Kërkuam nga drejtoria e kulturës që të merret me këtë problem për shkak që në atë shtëpi të kulturës ka persona që marrin paga ndërsa nuk është funksionale. Lëvizja Vetëvendosje në Artanë do të kërkoj përgjegjësi për çdo shqetësim të qytetarit, nga Kryetari dhe pushteti komunal që neglizhenca, keqpërdorimi mos të kenë vend në qeverisjen në të mirë të qytetarëve. Qytetarë të Artanës, ju falënderoj përzemërsisht për sugjerimet dhe mbështetjen. Bashkë është e mundur ka shkruar Gashi./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS