Gashi i gatshëm për të debutuar në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare pret ende debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, por respekton vendimin e trajnerit të Baselit.
Shkëlzen Gashi, gjatë verës kishte shkuar nga Grasshopper te Baseli me qëllim që të luajë në Ligën e Kampionëve të Evropës në futboll, megjithatë kjo deri më tani nuk ka ndodhur.
“Çdo futbollist dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, prandaj unë shkova te Baseli”, tha ai, transmeton Sporti1.
Ai deri më tani ka qenë vetëm rezervist në Ligën e Kampionëve. “Jam i gatshëm, por nëse luaj apo jo i mbetet trajnerit të vendosë. Liga e kampionëve është ende ëndrra ime. Kanë mbetur edhe disa lojë”, shtoi Gashi.
Të martën, Baseli luan ndaj kampionit të Bullgarisë, Razgrad. /Telegrafi/