FIDANISHTJA

Gashi e Hyka, kandidatë për lojtarin e muajit në Zvicër

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka, dy futbollistët e kombëtares shqiptare, janë përfshirë në listën e 5 kandidatëve për çmimin e futbollistit të muajit prill në kampionatin zviceran nga gazeta prestigjioze “Blick”.

Tre rivalët e tjerë për dyshen shqiptare janë janë Mario Gavranovic i Zurichut, Guillaume Faivre i Thunit dhe Geoffroy Serey Die i Sionit. Shkëlzen Gashi, i cili aktivizohet në radhët e Grasshopers, momentalist kryeson edhe listën e golashënuesve më të mirë të Superligës së Zvicrës, me 13 finalizime, dhe jo më kot ky sezon konsiderohet më i miri i karrierës së tij, transmeton supersport.al.

Golin e fundit e shënoi fundjavën e kaluar në barazimin 1-1 ne fushën e Baselit.

KKVITI

Një formë shumë të mirë po kalon edhe Jahmir, Hyka, që edhe pse nuk shënoi në fitoren 2-1 në transfertë me Zyrihun, asitoi sulmuesim Winter në rastin e golit të dytë që i dha tri pikë Luzernës.

Votimi për lojtarin më të mirë të muajit prill do të jetë i hapur deri më 8 Maj, kur edhe do të shpallet fituesi i këtij çmimi individual.